I mora statujat dhe I vendosa me radhe,
Ne hollin e bukur te shtepise sime,
Secila mbart historine e saj,
Ca me lufte e ca intime.
Midis ketyre statujave,
Dy qendronin hijerenda,
Njeri papritur nxorri ushtrine,
Tjetri ushtrine me kalane brenda.
Xhorxh Uashingtoni si Presidenti i pare,
Krenohej per Ameriken e lire,
I vetmi vend ne bote akoma,
Qe s'pushkatoi fjalen e lire.
Te lutem, hidhet Ali Pasha,
E c'bere ti me shume se une?
Ti shkepute Ameriken nga Franca e Anglia,
Une shkeputa Shqiperine nga Greqia dhe Turqia!
Une, thote Uashingtoni,
Po flas ketu nga toka ime,
Kjo shtepi qe sheh ketu,
Eshte nje pjese e Amerikes sime.
Edhe une thote Ali Pasha,
Kam vend nderi ne kete shtepi,
Eshte stermbesa ime prej gjaku,
Qe historine kurre s'e flaku.
Staten Island, korrik 2004