Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 30-08-2008, 12:20pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
 » Kim Mehmeti
 » Klajd Kapinova
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Kujtim Dashi
 » Klito Fundo
 » Koçi Petriti
 » Koço Kosta
 » Kolec Traboini
 » Karl Gurakuqi
 » Kujtim Mateli
 » Kadri Osmani
 » Kalosh Çeliku
 » Kostaq Duka
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët K » Kujtim Mateli
 
Dale, djalo, dale
E shtune, 22-09-2007, 11:02pm (GMT)

(motive popullore)

Mbi barin e bute,
Kam hedhur veshtrimin,
Pranvera nder drure,
Vishte gjelberimin;
Dale,djalo,dale,
Jam e vogel shume,
M`i the keto fjale,
E mbete tek une.

Muzgu kalterosh,
Te gjen ne dritare,
Hena vjen verdalle,
Te ulet ne male;
Ja, atje ne male,
Diku jam dhe une,
Me krrabe ne dore,
Mbuluar me gune.

Sec rriste pranvera,
Barin ne lendine,
Ti rritje per mua,
Vajze, dashurine;
Ulur  ne dritare,
Ke rene ne mendime,
Te dilje nga stanet,
Moj thelleza ime.

Vije perpjete bregut,
Me vrap si sorkadhe,
Sec m`i trembe dhente,
Atje  ne livadhe;
Ata syte e bukur,
Zjarr e fjale me prune,
Dale, djalo, dale,
Sa te rritem une,
Zogjte ciceronin,
Me te dale ish vera,

Te binin mbi supe,
Floket kacurrela;
Dikush mbi lajthishte,
Ia kishte marre kenges,
Mos e lodh ti djalin,
Keshtu,bije e nenes.

Nje dite kur mengjezi,
Akoma s` kish ardhe,
Ti vije drejt stanit,
Me nje bluze te bardhe;
Ata syte e bukur,
Sec me folen shume,
Merrem,djalo,merrem,
Se u rrita une.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top




 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Kujtim Mateli

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]