Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 05:42am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
 » Kim Mehmeti
 » Klajd Kapinova
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Kujtim Dashi
 » Klito Fundo
 » Koçi Petriti
 » Koço Kosta
 » Kolec Traboini
 » Karl Gurakuqi
 » Kujtim Mateli
 » Kadri Osmani
 » Kalosh Çeliku
 » Kostaq Duka
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët K » Kujtim Mateli
 
Kthimi ne vendlindje
E shtune, 22-09-2007, 11:12pm (GMT)

Ecja dhe rruges,
Vec per ty mendoja,
Fshati im i bukur,
Ku me je;
Si xham i blerte,
Shkelqen nder ara gruri,
Vrapin une e ndala,
Vec atje.

Sa fort,
Sa fort me paska marre,
Me zhurit malli,
Thelle ne gji;
Te perkedhele,
Grurin neper duar,
Ne dore te mbaj,   
Nje tufez me kallinj. 

Ju takoj me rradhe,
Fshatare te dashur,
Per cdonjerin ruaj,
Nje kujtim;
Si me rrinit prane,
Kur mire s`e hidhja shaten,
Naten bashke e trembnim,
Me derprinj.

Ju takoj me rradhe,
Dhe i pacmallur mbeta,
Si femija,
Kur mbrapa ndjek nje flutur;
Po c`kam?
Pse s`ndihem mire?
Pse s`bie,
Ne krahet e nje mendimi te bukur?

Ku jane disa nga njerezit,
Qe aq fort i desha,
Njerezit,
Qe me deshen shume;
Dikush shume u lodh,
Detit te kalter,
E ra, perjetesisht,
Ne gjume.

Dikush ka shkuar,
S` dihet se ku valle,
Vec dine te thone,
Eshte ne emigrim;
Nje tufe zogjsh,
Klidhen lart ne qiell,
Dhe rrezuan mbi mua,
Pak trishtim.

Muzike e embel,
Derdhet qe nga brigjet,
Zile kembre,
Simfoni magjepse;
Trishtimi tkurret,
Si leter e zhubrosur,
Dhe digjet me ne fund,
Ne zjarrin e nje shprese.

Se ashtu, sic iken bijte,
Nje nga nje,
Ashtu do te kthehen,
E do te gezojne nje dite;
Se hapesira zogjte,
Nuk i mban pergjithnje,
Se i pret foleja ta mbushin,
Me kenge e me drite.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Dale, djalo, dale (22-09-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Kujtim Mateli

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]