Kur isha 18-vjecar
Librat e Naimit mbas punes ne mbremje,
Me mberthejne te terin si me dare.
Me mundim nga librat me largon mesnata.
Gjumi s`ka pushtet,s`i afrohet dot,
Qenies sime te pushtuar nga flaka.
Dritarja gjysem hapur .Nje degez qershie
Shkundi ca petale per tek une ne dhome.
Ne mendime te bardha ne keto caste bie.
Nje dite shoke u bera me barinjte.
Dy libra te Naimit i mora me vete,
Me qumesht u sperkaten ne nje peizazh te florinjte.
Agimi bojemjalti nuk kishte arritur,
Kur dashi qe kulloste tej ne horizint,
Kupen qiellore me brire ka goditur.
Yjet u lekunden,njeri shkau dhe ra.
Qe ta shihnim mire ku do te fikej,
Nje gjarper te kuq mbas vehtes na la.
Kur yjet driten te gjithe e harxhuan,
E hodhen mbi bar te fundit pika,
Agimin boje mjalti me ngut e kerkuan.
Vec nje yll i tha:”Do rri dhe pakez
( Agimit qe me hater mbante lindjen)
Si shenje miqesie mes teje dhe nates.
Filloi nga nazet vesa tek terfili.
Binte nga lulet si gur margaritari,
Mes pyllit tutje arome perhap bliri.
Eshte koha kur dorezohet drite e henes.
Naimi nje trendafil te bardhe,
Mbolli tek une ne kopshtin e zemres.