Qielli xham,
Hena ulet si flutur.
Ne rendim hapesirave,
Te jetes sone te bukur
Dita ka ecur
Mbi pune te mira,
Ne mbremje ne,
Tregojme ndodhira.
Era ne xham,
Hardhine e ndjek.
``C`thoni ju brenda?,,
Duket se pyet.
Oret e mbremjes,
Shkojne pa u ndier.
Disa prane TV-se,
Mbi libra te tjere.
Ja, mbi cati
Hena ka rene.
Vec njerin gjumi,
Ende s`ka zene.
Dora e lodhur,
Tani pushon,
Nje shteg te ri,
Mendja kerkon.
Ne xham hardhia,
Me nuk po ndihet.
Eshte tulatur,
Ndoshta i flihet.