Nuk ndahen nga puna ata,
Dhe kur mosha u thote i mbushet shtatedhjete.
Bejne sikur s`kuptojne,
Pse lopata u ben naze gishterinjeve te dores,
Pse s`i bindet mire krahut qe kane perveshur si djemte.
Ulen bashke te shplodhen nen hijen e ftohte.
Nen hijen e ftohte ku vapa s`afrohet nga cesma.
Ndonjeri le duhanin nje cast pa e pire,
Dhe mendohet se si i iku jeta.
Dhe zihet me dite, e me muaj,
Se koha kerkon ta mposht me zor.
Dhe vjen nje cast,vec jo pa dhimbje,
Qe nga kundershtimi heq dore.
Vec prape, ashtu me bastun ne dore,
Udhet e arave te pranishem e kane.
Pak i krrusur, si nje lule vjeshte,
Qe mban mbi gjethe brymen e pare.