Fytyra-drite mengjezi,
Hap i lehte si ere e prillit,
Zeri yt mbush hapesirat,
Tok me zerin e bilbilit.
Shkon ne pune e dora jote,
Sendin ben te flas me goje,
Fryn nje fllad,cel manushaqja,
Kush te pa e s`enderroi.
Hijeshon rrugen ku ecen,
A kur shkon ne festivale,
Fustani zbritur nga qielli,
Si ylber i rene ne male.
Mbushet skena me drite mali,
Me freski, embelsi zgjoi,
Hapi yt – puhiz`pranvere,
Kush te pa e te harroi.