Shpatulla e mishit
E shtune, 29-09-2007, 04:25pm (GMT)
Mbi një kërcu lisi
Shpatulla e mishit përgjon
Kërcet sëpata sa t’i hajë dora
Ciflat fluturojnë e kockat thyhen
Tehu i sëpatës hahet
Mespërmes gjakut lahet
Bashkë me damarët e drurit
Çahet…
Me sa fuqi, sëpata godet…
Mbi shpirtin e vet…
Nga libri ''Macet kane 7 shpirtra''
|