Laureta Mema
E shtune, 29-09-2007, 10:57pm (GMT)
 |
| Laureta Mema | Laureta Mema ka botuar librin me poezi: “Macet Kanë 7 Shpirtra”. Publiku shqiptar e ka pritur shumë ngrohtësisht këtë vëllim duke e adhuruar “stilin unik” të poeteshës. Ajo shprehet: “Çdo poezi që kam shkruar ka lindur dhe është ngjizur nga një ‘shpërthim i fortë’ (...) Nuk jam ndrojtur ta përcjell atë në shqip besnikërisht dhe nuk kam dyshuar ndonjëherë në fuqinë dhe magjinë e atij shpërthimi apo në shpirtin e lexuesit tim që është i denjë vetëm për shpërthime të tilla të zanafillta”. Mema po mbaron doktoraturën për letërsi dhe kritikë letrare në Universitetin e Washingtonit dhe ndërkohë po mbaron dhe librin tjetër, këtë radhë, me tregime. Për më shumë shkrime nga shkrimtarja vizitoni faqen e saj: www.lauretamema.com ku mund të lexoni edhe dy tregime nga libri i saj i ri.
|