Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 05:42pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
 » Luigj Gurakuqi
 » Lazër Stani
 » Lindita Arapi
 » Luljeta Lleshanaku
 » Lekë Matrënga
 » Lorena Stroka
 » Leka Ndoja
 » Luan Starova
 » Lamë Kodra
 » Llemadeo Dukagjini
 » Lekë Gjoka
 » Lumnije Hoxha
 » Lindita Dragusha
 » Luljeta Danaj
 » Lluka Perone
 » Lazër Shantoja
 » Laureta Mema
 » Luigj Çekaj
 » Lindita Komani
 » Lazër Radi
 » Leonard Seiti
 » Lek Pervizi
 » Lasgush Poradeci
 » Liman Zogaj
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët L-LL » Laureta Mema
 
Amanetet...
E shtune, 29-09-2007, 10:38pm (GMT)

M’u desh t’iki...
Për të të ardhur ...
Për të të rigjetur...
E për të të ripirë...
Te pragu i kullës...
Ku pata mallkuar...
Me duart e bardha...

Nuk e dija më parë...
Se ish’ gjaku i tokës...
A hingëllimë  e kalit...
E urrama mëkatarësh...
Që më shtrinë përdhe...
Që më ndollën, ngado...
Sa m’shastisën, faresh...

M’u desh, që të të vij...
Të të gjej, të të pranoj...
Se e gjeta emrin n’lojë...
N’fletëgrisurat, pa bojë...
Prapë e njoha se m’aviti...
Nuk m’foli por m’ulëriti:..

“Shko moj turru! Murru!...
Ktheje t’thashë, me mashë...
Kapakun e lagur n’tru, lexo!...
Ku t’pikoi loti, veç aty ndalo!

.............................

Janë çmendur që të gjithë këtu...
S’ka mbetur aromë shpirti, ku-ku!
Manjakët po i lëshojnë sërish farat...
Çatitë janë kalbur, bashkë me arat...
Varret, edhe dushku i pashkundur...
Lokja syndukur, hije e pazhdukur...
T’kërkojnë me duar duke t’u lutur...

M’u desh të iki për tu rinisur
Drejt vetvetes... së përmbysur
E tërbuar tashmë, ulëras pa zë
Pa lot, pa fjalë, thuajse e krisur:

U ktheva! O nëna ime! Nëna ime!
U ktheva! O pluhur i kuq thërrime!
U ktheva! O flokë e mjekra të hirta!
U ktheva! O shpirtra kaq t’përzymta!

U ktheva se me gjetën amanetet e vjetra...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Monolog i nanës time (29-09-2007)
Shpatulla e mishit (29-09-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Laureta Mema

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]