Letërsia Shqiptare

Në shpellën e Polifemit
E shtune, 12-04-2008, 12:37am (GMT)

Ciklopin Polifem presim
që të zgjasë duert përbindëshe
e të na gllabërojë
një nga një
të gjallë
tallazet e detit Jon
na shoqnojnë
me vajtime ngashruese
(qajnë fatin tonë?)
të pllakosun në zgavrat gurore
ku sundon errësina
e sundon mjerimi
gjith ankth
gjith fri kë
rrijmë
bri njeni tjetrit rrijmë
të heshtun
flasim apo recitojmë vargje
të heshtu n
presim të panjohunën mizore
të heshtun
presim ciklopin me një sy në ballë
të heshtun
Uliksi nuk asht midis nesh
kush vallë tjetër do të na nxjerrë
nga këto shpella skëterrore ?
ulurima e eres jehon neper guvat
me motive mortore
dhe tallazet shkumbuese gjemojne
plot britma kercenuese
hija e zeze e katallanit hukubet
sillet aty
e kobshme!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.