Kala e mallkueme
E shtune, 12-04-2008, 12:38am (GMT)
Tepelenë Tepelenë sa krime të llahtarshme nën muret e tua kala e mallkueme!
e kobshme me. ato gurë të gdhendun me gjak e djersë mundimesh me ato mure t'errta të mynxyrta siç e mynxyrtë asht historia jote lindun prej gurëve ndërtue me gurë sundon mbi gurët sundon mbi terrorin që këtu e ka strofkën makabre kala e mallkueme!
pse këta njerëz kaq të pafajshëm kaq të pambrojtun kaq të mjerë nën hijen tande shtypëse?
shiko sa vorre të gërmueme shiko sa kryqe të drujta shiko sa rrasa të gurta shiko sa nana të dëshpërueme shiko sa baballarë të trishtë sa ankth sa tmerr kala e mallkueme! e keqja lind prej së keqes terrori prej terrorit tirania prej tiranisë ti kala e mallkueme prej një shpirti të mallkuem! e furishme era me vrull të papërmbajtun bren e grryen ato mure mizore dhe mizor të urrejtun emnin tand përhap kudo kala e mallkueme!
|