Balada e trëndafilit
E shtune, 12-04-2008, 12:38am (GMT)
E këputa një gonxhe trëndafili të bardhë në agimin e një dite pa shkëlqim dielli fshihej pas reve të zeza dielli nuk lëshonte ma nxehtësi nuk kishte ma forcë nuk kishte ma jetë ishte shue si mund të çelte trëndafili i bardhë? e vendosa në një vazo të kristaltë në dhomën time të vetmueme ku diell ishte dashunia ku dritë ishte mirësia u magjepsa me lulëzimin e trëndafilit me shkëlqimin e petaleve të bardha dhe u mahnita nga ajo bukuri e rrallë bukuri e brishtë! e pashë trëndafilin duke u venitun petalet binin njeni pas tjetrit si fjolla dëbore të ftohta dimni po trokiste mbi xhamat e dritares dielli tashma ishte harrue shpirti po sfilitej në përqafimin e errësinën siderale ku nuk mund të çelnin trëndafilë të bardhë!
|