Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 11:29pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
 » Luigj Gurakuqi
 » Lazër Stani
 » Lindita Arapi
 » Luljeta Lleshanaku
 » Lekë Matrënga
 » Lorena Stroka
 » Leka Ndoja
 » Luan Starova
 » Lamë Kodra
 » Llemadeo Dukagjini
 » Lekë Gjoka
 » Lumnije Hoxha
 » Lindita Dragusha
 » Luljeta Danaj
 » Lluka Perone
 » Lazër Shantoja
 » Laureta Mema
 » Luigj Çekaj
 » Lindita Komani
 » Lazër Radi
 » Leonard Seiti
 » Lek Pervizi
 » Lasgush Poradeci
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët L-LL » Lek Pervizi
 
Porto Palermo
E shtune, 12-04-2008, 12:39am (GMT)

Tallaze të zeza
të një deti të stuhishëm
të tërbuem
përplasen mbi shkrepat e thepisun
me potere shurdhuese
me shpërthime stërpikjesh
me shkumbë të përgjakun
ngrihen t'errta dallgët
mbi horizontin e përflakun
të një perëndimi të mekun
me re të kobshme
hije ogurzezë
që shtyhen e përdridhen
me forma të përçudme
me ndriçime vetëtimash
shkrepje rrufeshë

apokaliptike
bie mbramja vjeshtore
mbi këtë siujdhesë të shkretë
mbi këtë tokë të mallkueme
shkambore
ku rriten veç bezga
e nëpërka helmuese

e kobshme kalaja
i kobshëm burgu
i kobshëm kush e ndërtoi
vend i shkretë
humnerë e skëterrë
vorr e qivur
qeniesh njerëzore të pafajshme
të pllakosuna
në ato murana gurësh
mizore

Porto Palermo
shkretinë e vjetër
shkretinë moderne
skutë piratësh
burg i kobshëm
i një kohë të kobshme!

Gjak duket se kullon prej reve të zeza
përzie me lot dhimbjesh
e djersë mundimesh
përskuqet deti
nën ndriçimin e zbetë
të një dielli të lodhun
që kërkon të çajë përmes reve
siç kërkoj unë përmes kujtimeve
apokalips
mbi detin tallazor të tërbuem
të përgjakun
apokalips
në shpirtin e robit të dërrmuem
të brengosun!


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Kala e mallkueme (12-04-2008)
Balada e trëndafilit (12-04-2008)
Në shpellën e Polifemit (12-04-2008)
E kaluemja nuk rikthehet (12-04-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Lek Pervizi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]