Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 08:03am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
 » Luigj Gurakuqi
 » Lazër Stani
 » Lindita Arapi
 » Luljeta Lleshanaku
 » Lekë Matrënga
 » Lorena Stroka
 » Leka Ndoja
 » Luan Starova
 » Lamë Kodra
 » Llemadeo Dukagjini
 » Lekë Gjoka
 » Lumnije Hoxha
 » Lindita Dragusha
 » Luljeta Danaj
 » Lluka Perone
 » Lazër Shantoja
 » Laureta Mema
 » Luigj Çekaj
 » Lindita Komani
 » Lazër Radi
 » Leonard Seiti
 » Lek Pervizi
 » Lasgush Poradeci
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët L-LL » Lek Pervizi
 
Tinguj të kobshëm
E shtune, 12-04-2008, 12:40am (GMT)

Pushuen kangët e gëzueshme të rinisë
tashma
shpejt filloi në zemrën time brenga
tinguj me nxierrë të kobshme
prej lahutës
tinguj të përvajshëm
prej lahutës së kohnave
tinguj hapash
që enden lart e poshtë
nëpër qelitë e zymta
tinguj britmash
vikamash
rënkimesh
tinguj të ngjirun psherëtimash
grahmash
tinguj hekurash llozash prangash
tinguj kërcëllitës trokitës
tronditës
këpucësh e çizmesh
rojesh
xhelatësh
tinguj bataresh
në ato mëngjese pa ngjyrë
te një zall .
te një breg
te një lumë
që vrapon i lemeritun
me frikë
me tmerr
e tinës
në valën e shpejtë
merr
gjak herojsh
gjak trimash
skuq shkumbën e bardhë
tinguj të përziem me gjak
tinguj të njomun me lot
me djersë
tinguj që kumbojnë zi
tinguj të përmortshëm
tinguj të përvajshëm
nanash
nusesh
motrash
fëmijësh
prej thellësisë së shpirtnave të brengosun
prej thellësisë së zemrave të lëndueme
tinguj të vrazhdë
tinguj të kobshëm
nxierr
tashma
lahuta e lashtë e maleve
lahuta e kohnave
pushuen tashma
kangët e gëzueshme të rinisë!


Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Porto Palermo (12-04-2008)
Kala e mallkueme (12-04-2008)
Balada e trëndafilit (12-04-2008)
Në shpellën e Polifemit (12-04-2008)
E kaluemja nuk rikthehet (12-04-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Lek Pervizi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]