 |
| Lek Pervizi |
Lek Pervizi u lind në Skuraj të Kurbinit më 1929, në një familje me tradita patriotike. Kreu shkollën fillore e të mesme në Itali, Romë, drejtim artistik-letrar dhe vazhdoi Liceun Artistik në Tirané për pikturë. U dallua për talentin e tij artistik e letrar, dhe që në moshë fare të re merret me krijimtari poetike duke shkruar disa poezi e dy poema me tematikë legjëndare që mjerisht kanë humbur (1949-50). Por diktatura komuniste nuk i vlerësonte njerëzit për aftësitë e cilësitë e mira, dhe e persekutoi atë famiIjarisht, duke e pllakosur në burgje e kampe internirni gjatë gjithë periudhës 40-vjeçare, për arsye të babait të tij Gjeneral Prenk Pervizit, i arratisur politik jashtë shtetit.
I dënuar dhe i ndaluar të merrej me krijimtari të lirë, e kaloi jetën në rrathët e ferrit komunist, bashkë me mijëra viktima të tjera të pafajshme. Në ato kushte aq të vështira e të rrezikshme, me vullnet e vendosmëri të pamposhtur, mundi të krijojë e të ruajë në kujtesë, poezitë, Shembja e komunizmit i jep mundësi të fitojë liriné në Belgjikë, ku menjëherë nis të shkruajé mbresat e tij poetike, të cilat i ka botuar në tri gjuhë : shqip, frëngjisht dhe italisht, që përveç vlerës letrare, kanë edhe vlerën e një dokumenti denoncues ndaj sistemit kriminal të totalitarizmit komunist që në Shqipéri u zbatua me metodat më barbare e mizore. Edhe si piktor, mbeti pa mundësi krijimtarie, ndonëse i nivelit të larté. Mundi të shpëtojë disa vizatime e portrete të familjarëve e të disa bashkëvuajtësve të burgjeve e kampeve. Tani, përveç poezisë ai vazhdon të merret me shkrime në prozën si tregime, kujtime, biografi, histori, artikuj, publicistiké e tjera. Boton e drejton në Bruksel të Belgjikës që prej 15 vjet revistën kulturtore "Kuq e Zi" dhe angazhohet me veprimtari patriotike, duke përkrahur nismat që i përkushtohen çështjes sonë kombëtare.

Eshtë zbuluesi e përkthyesi i veprës origjinale të Dhmitër Frangut, i pari shkrimtar shqiptar që ka shkruar për Skanderbeun, 12 vjet pas vdekjes së Heroit më 1480. Përkthyer nga italishtja e vjetër, botuar më 2005 nga SH.B. Arberia me titull « Veprat e Lavdishme të Skanderbeut », që pati jehonë dhe u dekorua me një çmim më 17 janar2006. Ka botuar edhe një përmbledhje të kangëve popullore të krijuara nga poetë të ndryshëm anonimë popullorë gjatë kohës së diktaturës me titullin « Lahutari Shqiptar », botim i veçantë i kufizuar. Eshte në përfundim të botimit frëngjisht të një vështrimi historik « Albanie, pays à connaître » (Shqiperia,vend për t’u njohur), nga origjina deri me sot, që sigurisht do të dalë dhe shqip. Për poezinë ka në dorë ciklin prej afro 100 tingëllime klasike kushtue pjestarve të familjes, dhe një përmbledhje tjetër poezishë në tri gjuhë : shqip, frëngjist e italisht, « Petale trëndafili », e të tjera shkrime.