Ç'mu rishfaq Migjeni udhëve të Athinës
E shtune, 16-06-2007, 01:21pm (GMT)
Ishte çmendur makina e pronarit dhe me vrap si kalë i hazdisur rendte autostradës por semafori i kuq për krahu e kap dhe ia nxierr kllapinë. Kokën kthej mënjanë, sytë shohin në dritare një vocërrak që asnjë pikë gjaku në fytyrë s'i kish mbirë! - Më fal pesë lekë se dua të jetoj - më tha ai shqip Zgjata paret e ia dhashë, u mbyllën vetë sytë përpara Migjeni i zverdhur m'u fanit. Është ca e lasuar Athina dhe bën zhurmë s'i bie ndërmend se ka ndonjë vocërrak shqiptar që për shtëpi ka lulishten e për mbulojë ajrin e verës Vallë vargjet kush për fyti po m'i kap lotët e zemres? - Ik në Shqiperi ! - mu duk se i thashe se vetëm atje do të të falin ndonjë copë jetë se si m'u zhduk papritmas ai vocërrak se makina sërishmi m'u çmend !...
|