 |
| Lekë Gjoka |
Lekë Gjoka ka lindur me 6 Prill 1970 në Kallmet të Lezhës, një nga fshatrat më të bukura në Shqiperinë e Veriut, me një gjelbërim të përhershëm, me ujëra të bollshëm, me njerëz punetorë e artdashësh. Këtë fshat e identifikojnë edhe me verën e tij të famshme "Kallmet", e të tjeret e indetifikojne me leksikografin e parë shqiptar, e patriotin e madh Frang Bardhi. Autori Lekë Gjoka në fillim të vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit të komunizmit, që kërkonin të merrnin, në varrin greminë që po binte, me qindra jetë djaloshare, arratiset nga ushria në Ersekë të Kolonjës për në Greqi, ku ne Athine njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini, ku nis të botoje reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi në gazetën "Egnatia", që botohej në Greqi nga Koleci. Lekë Gjoka është një fitimtar i përhershem mbi rropatjet e tranvajat e jetës. Në vitin 2001 botoi vëllimin e parë poetik "Lotët e puthjes", që pasoi në vitin 2003 me vëllimin e dytë "Diellin e kapa për veshësh".
Cikle me poezi janë botuar në antologjinë poetike: 1- "Ballada e largësive" (1995), 2- 45 poetë për Lezhën" (1996), 3- "Pas Migjenit (2001), si dhe në mjaft gazeta si në Diasporë, ashtu edhe ne Tiranë, Prishtinë, etj. Drejton në internet faqen Lezhe Online dhe ne Yahoo, toplisten me te madhe shqiptare MEMEDHEU...
Që në vitin 1998 jeton në Jacksonville, Florida, SHBA sëbashku me bashkshorten Bardha, dhe dy femijët Donald dhe Daniela Gjoka...