Letërsia Shqiptare

Mbas mesnate
E diel, 24-02-2008, 09:16pm (GMT)

Është ende herët, por unë po mbyll sytë
Mbi k’të gjeth dëbore që bëra pis sakaq
Tej në hapsirë, nga një botë e yjtë
Dëgjoj tinguj qelq, tik-take bien paq

Është ora, ndoshta, e varur në mur
Janë hapat, ndoshta, që hodha mbi rrugë
Është era, ndoshta, që ledhaton një gur
A, ndoshta, nata që këndon në muzg

Nuk di, ndoshta, është veç një përçart
As zhurmë as zë s’dëgjohet, ndoshta, tutje
Ne xhamat e dritares, thyhet rreze e artë
Por unë ndjej kaq gjumë, si të ishte lutje.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.