Leonard Seiti
E diel, 24-02-2008, 09:28pm (GMT)
 |
| Leonard Seiti | Leonard Seiti, ka lindur ne prill te vitit 1978 ne Ane-Vjose te rrethit te Tepelenes. Qe ne femijeri, ka qene i terhequr pas letersise dhe librave, deri sa ne moshen 13 vjecare kur dhe do krijonte poezine e pare te tij, per te mos u ndalur me se shkruari. I pelqen si zhanri i prozes, ashtu edhe poezise, por pasioni i tij mbetet kjo e dyta. Ka botuar dy libra me poezi. Krijimtaria e tij vjen si nje vese mengjesi tek lexuesi, e fresket dhe me plot pasion. Tek lexon ndienjen e pasur qe frymezon poetin e ri Seiti, perfshihesh i teri ne bukurine e vargjeve, te cilat i kendojne kryesisht dashurise dhe natyres. Disa prej tyre do ti lexojme edhe ne "Letersia Shqiptare".
(A.P.)
|