Kushedi
E shtune, 16-06-2007, 01:53pm (GMT)
Dhe varrit tim do t'i vijë era
Kasolle e kalbur në shi…
Pastaj asgjë
Gjithçka tokës do t'ia kthej
(gjithsa i mora)
Kaq thjesht
Si nëna merr kripë e vaj hua.
Pastaj asgjë.
Kushedi pas sa kohësh,
mbase do të jem një lule e bukur
(ose gjemb)
Ose të jem det
ose bukë… bukë që hahet
Kushedi…
|