Unë të dua
E shtune, 16-06-2007, 01:56pm (GMT)
Unë të dua
Qetësisht
Siç marrin frymë të kamurit.
Për ato që kam humbur
Kaq fort të urrej
Si një i vdekur vrasësin e vet.
Meqenëse këmbët do të kalben
Një ditë
Unë të dua egërsisht –
Kafshë që shqyen prenë e vet.
E di që s'do të thithim ajër:
Një ditë mes ferrash,
Duke mos bërë zgurmë
Do të ngordhim,
Duke u qelbur në atë arë pa erë
Që emrin ka Harrim…
Unë të dua…
Kur mbi ty pështyj,
Jam unë që të lëpij me gjuhë
Qetësisht.
Të dua!
Sa kohë jemi bashkë
Nuk e di, pasta,
S'e di, të dehurit s'majnë mend ç'marrëzi bëjnë.
|