Nata përbi Romë hijen e lëshojë,
Përmbi portat e shenjta kur dita perëndojë,
Kulmeve të arta Hëna vajtimtare
Lehtë Vatikanit i thoshte një rruzare !
Lëvduem kjoftë Jezu-Krishti, zëri seç jehonte,
Sheshit të shën Pjetrit gjithë natën e gjatë,
Ngushllim i pelegrinëve që bota po dërgonte,
Sheshi ish i vogël, karvanet vinin varg !
Loti nuk u ndal, fytyrave të piklluara,
Vashat Italiane veshur gjithë në zi…
Jo skish buzë të kuqe, smbante kush gjerdane,
Skishte kush buzqeshje veç lotëve në sy…!
E jotja Dritare hapur gjith e zbehtë,
Diçka dukej se thoshte në netët e vajtimit,
Kur miliona sy prisnin gjith me shpresë
Fjalën tënde të shënjte për bijtë e krishterimit !
Jo, atje spo dilje më si më parë,
Një udhë të gjatë e more për në pafundësi…
Misionin e mbarove për njerzimin mbarë
Diku atje të priti e larta perëndi !
Bota zu të trëmbej, njerzit e varfëruar
me largimin tënd ne paqen pa kufi…
I varfri, i deshpruari aq shumë po lotojnë
Se plagët e shpirtrave i shëroje ti !
Miliona të mjerë që dergjen varfërive
Gërmallash nëpër luftra pa shpresë janë sot,
Tek ty i kishin sytë, ditë e natë luteshin…
Se ishe shpresë e madhe, perëndi në tokë !
E lutjet e tyre ti i dëgjove…
Zërin lart e ngrite për një fillim të ri…
Jo ! U the luftrave, Jo ! U the mizorve ,
Që shtypin e vrasin të shkretin njeri !
Jo ! Të fortë u the politikave tinzare…
Përçarse e shfrytezuese që mbjellin varfëri…
Jo ! U the intrigave të religioneve
Që ngjallin urrejtje, përçarje pa kufijë !
Jo ! I the vesit që fshihet nëpër ligje…
Korruptimit kunder zotit i the: Jo , gjithmonë !
Fjalët edhe shëmbullin e rregullit të perëndive
Madhërisht na e mesove edhe në kohën tonë!
Me mallë do të kërkojë bota, njerëzia…
Çdo komb e çdo popull ty do të nderojnë…
Do të nderojë koha e gjithë vegjëlia…
Shekujt, veprat tua, gjithmonë do ti kujtojnë !
Këmbanët po kumbunin kur ty mbi sup të mbanin,
gjurmet zvarrë po shkonin, drejt portës së amshimit
Me trupin tend të shenjtë, ngarkuar gjithë mundime,
Më peshën e botës, me dhëmbjet e njerzimit !
Shpirti yt i bardhë, zemra jote e madhe,
U ndanë nga kjo jetë për një fillim të ri...
Në qiejt e shenjterimeve të të madhit Zot,
Atje ti do të jeshë, gjithmonë në krah të tij !