Ndalun mbas cdo gjurme, mbas cdo hapi...
Mbas cdo kilometri ku oret na paten cue,
Shekullit te gjate e te shkurte...
per ne..., por ma shume per mue...!
Diku i shikoj syte e tu te bukur, si dikur...
vezullimit te Kronit "Vjeshte" tuj kalue...
Kur ma rrembyen ne kapercyellin e njome
ate ndjenjen kur shpirti te lire e pat leshue.
Tash Kroni sdi a asht ma aty si atehere...
Apo thatsinave e acareve asht shterrue...?
Nuk dije a thue ajo Udhe ku Syte i mbaje kthjelle,
shikohet ma valle ndonjehere per mue...?!
E dije se larg jemi shume prej te bukurave mote,
ku mjerisht tash po mbeten gjithmone shkrete...
E ky Dimer i eger qe shtrihet gjate e gjane...
Bjeshket e kujtimeve mbulon me bore prap, si vjet...!
Ne piken "askund" e pushoj shikimin...
te sjell aty Kujtimeve si atehere...
por ti nuk Buzeqesh ma si ma pare,
sta shoh ma Synin drite ne ate dere...!
Te pres i ngrime ne ate pike cmendunie...
tuj fole me vehte, me bulezen qe hesht,
ti vjen e ike pa fjale...neper kujtime
Ndersa e djeshmja me iken, e sotmja me vret!
Ne piken "askund" ndaloj, aq shpesh ndaloj,
dhe mendoj tashma per kohen qe ngrine...
skam ma kohe te rri... por as te hesht...!
Te mos isha kendej...a thua do te ishte ma mire?!
E dije se nje fund na pret nje dite,
por kur te shkojme asaje dere cdo te thom valle?
Te zverdhun prej humbjes po e po...
Por edhe shpirtit t`plagosun e te vrame...!
Sna u nda ksaj jete dhimbja kurre
e Shtizes "Fjale" qe aq shume vret...
"E thanmja me te bamen jane aq shume larg,
Svritet njeriu per fjale"!, kane thane te urtet Pleq!
2005