Elegji
Motres time,
Kushtim
Mesnata kishte rene ne te kaluar
endrra e trishtueshme me tha...
O moter e shtrenjta ime,
se shpirti diku atje te la!
E endrres djerse sme ish thare,
trishtimi jo sme kish lene,
kur zeri i vrare ne vaje
me dha lajmin per ty`aq te rende.
Arratisje na u be fluturimi...
skish kohe te mendonim shume.
Skish dete as mal ndalimi,
skish nate as dite per udhe...
Ti spate moshe per te shkuar
o motra jone e mire!
Nuk ishte koha e udhes per andej
ku te shumtet zene dheun e nxire.
Tabut i rende ne oborrin tend
I ngrire trupi yt i ngrire...
Te kryqezuarat duar nuk u hapen me,
goje e embel, mirserdhet` sna tha!
Sna the dot jo me, as fjalen lamtumire!
Te mirat gra po te qanin...
burrat zemer gure benin zakonin...
une smunda dot te mbahem
kur shpirtit gjithe mallet me rrodhen
Lotet nuk pyeten me per rregull,
as zeri i vajit te thelle...
Dikush tha, se u korita ate dite
kur dhembja perjashta shprtheu!
Mallnueshem kortezhi u zgjat
veshur ne zi e pikellim,
Shkodres iu fale per jete
ne token e paqte ne amshim!
Tash` ti qiellit ka dite qe je nisur
shpirti yt i bardhe hapsirave ndricon!
ngado qe ta shohim ditenetve driten...
me mall o moter te kujtojme!
Llemadeo, 2005