Letërsia Shqiptare

Ti kohe..!
E shtune, 16-06-2007, 05:22pm (GMT)

Harruar shkon ti kohe mendjemadhe
qe diku me more neper krahet ere...
U deshe me mua, u cmalle e u cmalle...
aq sa qefi ta desh dhe ty atehere...!

Kopshtit te bukur i hodhe aq stuhi
qe kur jargavani ate vit dha vetem gjeth...
Ti nuk ishe mesuar qe te ndjeje thelle
edhe kur koha than, apo vyshk e zverdh...!

Vjeshta nuk sjell frike pse gjethet i merr...
merzijet ajo derdh lot per frutat qe ja volen...
Ajo xhveshet ngadale dhe linjat jep...
ku shpesh ambelsisht mbi to e ndjejme doren!

Zverdhun shkon ajo rrezimesh tuj kundrue,
Gjethet, si kalimtar qe ti i perqesh...!
Neper ta...ti me merr dhe mue,
ska gja, jam mire edhe si "Vjeshte"!

Por ajo Vjeshte svjen ma si atehere
tash mire e di si neper kalim...
po shkojme per atje ku edhe ata kane shkue
ata qe dicka paten lane...e per ty spat kuptim!

Tash e knaqur me vetveten aq shume...
rend, rend o kohe neper andrra magjike...
ndersa per mua fol...si per nje katund
qe bisha dikur i binte..., merrte dhe ikte...

Shkarko rrufe mbi mua, ti kohe xanxare!
Ske faj ti, por une qe vonuar jam...
duke pritur ty tek Udha e madhe...
ne grepin e fatit qe peng na mban!

Sot me duhet te vrapoj kaq vone,
pas mijra pergjigjesh; "Urdhero! si urdhero"!.
viteve qe dreqit ja falem dikur...
e tash cohu ne qofsh burre, ece, fluturo!

Burreria ka vdekur, graria ka mbaruar,
Asfiksive te interesit te gjithe po vdesin,
mallkimeve pa fund, shpifjesh si te terbuar...
Kur s`marrin, nuk dine jo kurre me te qeshin!

Etrit jane nder vorre edhe pse mbahen e ecin,
Bishti i bjen kokes, se koke e ndjen vehten.
Karvaneve shtyhen pseudoqytetaret...
Udheve te perbaltura neper Katund-qytetin...!

Ti kohe e psudonjeriut qe vlera mposht,
cdo ndjenje harbuterisht e ben te ngrije!
Ndersa per Lekun e ndyre qe qelbet diku poshte...
shtrihesh neper kembe, lepine e lepine...!

Janar 2006



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.