Letërsia Shqiptare

Asaj...!
E shtune, 16-06-2007, 05:34pm (GMT)

Harruar me ke ti moj nazemadhe
qe me mua aq shume u deshe, aq shume...
U harrofshim per shume vite, por jo per fare
se pa ty sbejme dot, se jemi shume...!

Shume te dashuruar pas teje jemi
dhe ti nuk mundesh te na mbash dot
e prej zemrimit ndoshta atehere,
me zjarr rrufeje na shkrin mbi toke...!

Ti eja, kur te duash, eja se une te pres...
pa ty nuk ulem, nuk shtrihem kurre
pa ty nuk e ndaloj kengen time jo,
pa ty nuk mundem te vdes si burre...!

Por te lutem kur te vish, mos me eja tinzare,
nga larg me thirr, ushto, gjemo...
bertit me zhurme, terfello terbimit tend...
me gure nga larg me gjuaj, nje shenje me co!

Mos me eja naten vone, merzise jo, jo!
papritur mos me eja te lutem shume,
me ler te flas, dicka te them...
me pare se me puthje te me vesh ne gjume!
2006



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.