Llemadeo, qendrim poetik per ceshtjen e Kosoves.Edhe nje here e rikujtojme per lexuesin tone se:
Loja qe vazhdon te behet me ceshtjen e pamvarsise se Kosoves eshte nje loje e plolitikanve Europiane e ballkans dhe tashme edhe shqipetare, qe luajne tradicioanalisht tash nje shekull me fatin dhe lirine e nje populli te tere.
Ajo eshte me shume se shkelje e te drejtave dhe te lirise se popujve per vetvendosje, ajo loje eshte lufte e ftohte tinzare per te shuar shpirtin dhe te drejten per liri te nje populli e per ta mbajtur ate te skllaveruar deri ne shuarje te plote!
Te heshtesh perballe te vertetes kur shikon te ndodhe dicka e padrejte ndaj nje individi, ndaj nje mase e aq me teper ndaj nje populli e drejt per drejt ndaj popullit tend, dhe te mos besh te pamunduren per ta ndihmuar me cdo lloj forme e mundesie...do te thote qe vetvetiu nepermjet heshtjes je komprementuar me te ligen, me agresorin, me vrasesin, me kriminelin qofte ai dhe politikisht apo ushtarakisht i organizuar, qofte ai edhe nese gjen mbeshtetjen e kompremiseve te plotikave te liga qe shtypin e cfarosin popuj, kombe e shtete te tera!
Dhembjen time dhe mbeshtetjen time per popullin Kosovare si dhe kritiken time te drejtperdrejte ndaj gjithe atyre qe luajne me lirine e popujve, e shprehi me vargjet e mija peotike!
Llemadeo
Poeme
Kosovë!
A më ndigjon o malli im i zhuritur!
Me dhimbje serish te therras nga thellesia,
O Toke e vaditun shekullit te gjate,
Me gjak e me eshtra që kërkoj Liria!
Unë nje vocrrak i yti, i tretun kësaj bote,
Pa shtëpi, pa strehe, pa liri ne Atdhe…
Nëpër gjamë e gjëmime të vajit të shpirtit,
Po të thërras unë sot e të them: Ku je ?!
E dij se si Truall qëndron në mes t’ballkanit,
Ti zëmer e Atdheut e tokve të Ilirisë!
Po ku më je ti o popull, o tokë e përgjakur
Që thirre nëpër flakë emrin e Lirisë?!
Çtë gjeti ty o Kosovë martire, bijt e bijat ku janë ?!
Kur sot ty sërish po të qesin në treg…
E bixhoz po luajne me ty si atëhëre…
Kur gjymtyret ti prenë e të ndanë me Nanë !
Çpo bëjnë politikanët e tu, doktorët, profesorët…
Analiste, Gazetarë, Biznesmene e të tjerë çfarë janë…?!
Çpo bëjnë ata që mi ke vënë në kyre ?!
Për pamvarsinë tënde, vallë çfarë thonë?!
Çfarë thonë pra bijtë e tu që mi ke mbi krye…
Kur Europa i lëshon fjalet si në mejhanë...:
“Që Kosova të jetë prap nën Serbi…”
Per ato deklarata turpi, bijtë e tu, çfarë bëjnë ?!
Ay kryeparlamentari, vetë Presidenti,
Kryeministër-pari, dhe Parlamenti,
Intelektuale e të tjerë, të graduarit doktora…
Pse heshtin e nuk flasin, por rrijnë si kodosha!
***
Oh, asgjë nuk thanë, asgjë nuk bënë,
As nuk do të bëjnë, këtë mire e dij!
Veç ofshame e popullit për njerzit e vrarë,
Do të ndigjohet shekujve të veshur në të zi!
Kosovë, Kosovë, unë ta shoh prap lotin...
Gjamën e vajtimin ta shoh në sy si atëhere…
Fabrikat e sllavise po e terin barotin...
Racizmat po i stërvisin që të të vijnë në derë...!
Si shefa e drejtues te autonomisë,
Do të vijnë ata me maska të reja…
Të gjoja integrimit të shtetit të Serbisë,
Në Europën kurvë, he’ kete e vraftë Rrufeja!
E pastaj Kosovë, shikoj kreret që ke sot,
Se si në Beograd kafen do ta pinë…
Biles në darkë të madhe te fitores sllave,
Vallën gisht për gisht doktorat do ta shtrijnë…
E vashat Kosovare, nanat që qëndrojnë
Krenare për bijtë e vrarë në emër të lirisë...
Rrobën e përjetshme të zise do ta harrnojnë,
Dhe vorreve të Heronjëve vajtimi do të nisë...!
Ehhh rinia jonë, jetimët, bijtë e luftëtarve...,
Udhëve të botës do të tresin sërish mërgimtarë…
Sepse shpirti i tyre nuk do të mundet ta durojë,
Atë shkelje të gjakut të Etërve të vrarë !
Kosovë, Kosovë, të shoh të tradhëtuar si mos me zi!
Nga klyshet e tradhetisë të etur për tituj e lavdi
Që pas premtimesh tinzare nga shok e miqasi,…
Po nenshkruajne ne heshtje, që ty të lënë nën Serbi!
Ehhh, atyre po mu raftë një pikë përmbi sy!
E kurr, as vorret mbrënda mos i laçin !
Politikanëve e të gjithëve çfarë sot mi ke në kyre!
Nëse ata pamvarsinë për ty urgjent nuk e thërrasin!
E nëse Europa pamvarsine nuk ka me ta ligjërue,
Si shtet më vehte, Si popull Kosovar në përgjithsi,
As vetë Europa nuk do të jetë kurrë e bashkueme
As nuk do të ketë kurrë paqe, as drejtësi !
E t`gjithë të ligat ballkanit dhe Europës mbarë,
Ja sjellin racizmat e sllavit e të grekofilisë,
Të cilët i kanë miqt deri dhe ndër Shqiptarë
Që Tiranës e Prishtinës më rrijnë tuj u kapërdisë !
Kosovë, mos qoftë e thënë që të heshtë e drejta!
E bota aq mizore mos me u kallzue,
Për gjakun që shkoj krojeve si lume pa u ndalë,
Për atë pamvarsi që po shkon tuj u largue!
Dhashtë zoti që krenë në Europë dhe në Shqiptari
U bashkofshin bashkë në vepra e mëndime…
Dhe ta dhaçin ty të lumën pamvarsi,
Si shënjë qytetrimi edhe për Europën në lindje!
Prill 16, 2006