Letërsia Shqiptare

O zot, ku je ?!
E shtune, 16-06-2007, 05:42pm (GMT)

O Zot, ku je ?!
Cpo bën ti atje lart qiejve të tu
kur në këtë tokë injoranca po pushton vlerat
me thesin e pasurive
që ti ua dhe në duar rastesisht…
atyre që shpirtin e ushqejnë
me të ligat që bëjnë vazhdimisht ?!

Ku je ti o Zot ?!
Ti qe artin më ke mësuar
që unë ti këndoj të bukurës
më të ëmbles, Dashurisë...
Dhe gjithë ngjyrat e qiejve të tu
të ua dhuroj atyre
që shpirtin e kanë të bukur,
që dhëmbje ndjejnë
për dhëmbjen e tjetrit…
dhe pazare nuk bëjnë
me shpirtra njerëzish
qosheve të ligësise!

Përse mrekulline tënde o zot,
prej fjalës se bukur kënduar
e len që të dhunohet
nga zemerliqtë?!
Nga ata që shpesh
Vjedhin e vrasin,
Për tu pasuruar…
Me paranë që u mban erë
Të pa larave qelbësisht?!

Përse o Zot ?!
Përse i lejon ata
Që të vetmën fuqi kanë,
Të vjedhin e shpritra të vrasin,
Ata që cmiren shtazarake
E ngrejnë lart si qellim,
Në skenat e tyre…
Aty në darke te djajve ku njeri tjetrin
E lavdërojne dhe si heronjë të kohës
Hajdutet vetvetën e thërrasin pa pushim!

Peeerseee ooo Zooot ?!
Perse o Zoootiii iiim ?!



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.