Doren neper floke shkonje ngadale
dhe anash i hidhje...
me bisht te syrit Vashe
per nen flok me vidhje...!
Ndersa une si i ngrire te shikoja
me syte e hapur vazhdimisht,
te afrohesha doja...
por dericka jote hapur nuk ish...!
Ti dilje ne udhe vashe
dhe ecnje me krenari...
benje sikur nuk me shikonje
poshte qerpikut te zi...!
Ti uleshe ne te njejtin Bar...
kafene per ta pire...
dhe kemben permbi kembe e vinje...
cma ndezje te shkreten deshire...!
Me vone ti ne breg te lumit shkonje
dhe qendronje mbeshtetur mbi Ure
dicka drejt meje sikur thoje:
"Po nuk erdhe, te marrte rrjedha ne lume!".
Ti ktheheshe perseri ne shtepi
dhe dilnje e merzitur ne dritare...
i perplasnje xhamat si stuhi
i mbyllnje perdet per fare...!
Ndersa une me erresiren kendoja
melodine e re te shpirtit tim,
vargun me te embel e kerkoja
dhe me Eren ta nisnja si kujtim!