Nje dite do te vi moj mike e dashur,
ndoshta dhe ashtu krejt si pa pritur...
se ky mall qe djeg...nuk me len gjate kendej,
pa marre udhet e qiellit... si nje i arratisur!
Kur nata bije ne keto perendime...
ku perendojme cdo dite me diellin si prush,
ah cme dhemb e shkreta, kjo plage dashurie,
qe shpirtit me rrin hapur dhe sma sheh askush!
Mengjesi me zgjon heret ku me duket sikur po nisem,
shpejtesive nxitoj udhet ti kepus...
por keto kryqezime...qe dhe diten rrine ndezur...
kohen ma ndalojne si nje Stop, pa kusht.
Rikthehem udheve te tjera me mendimin e ri...
qe neser te nisem e te vij patjeter...
eh, te nesermet tona qe vine varg e vi...
peng me mbajne si dje...si Vulat ne nje leter...!
Por ta dish se do te vi, se aq me ka marre malli...
per vendet ku endrrat i shoh ne gjuhen tone gjithmone ,
per zerat e njerzve kur qajne e qeshin...
per dasmat aq kam malle dhe per gjamet ku vajtojme...!
Do te vi, ti me prit gjithnje me kujtimin tend te ndritur,
dil ndonjehere ne dritare dhe shih nga xhadeja...
nese e sheh ndokund ndonje udhetare te cuditshem...
une jam ai...prandaj zbrit shkallet dhe eja...!
Eja me gjuremt e tua ashtu lehte si nje pupel,
se menjehere une ty do te te njoh...
nuk ka nevoje per fjale, vec ate shikim te bukur,
sille nga une njehere dhe me perqafo!
Pastaj thelle ne shpirt do te mbushem me nje fryme te re,
me aromen tende si te nje trendafili te bardhe...
do ta ndjeje thellesisht vehten ne atdhe...
edhe pse atje askush sme thote: Pse paske ardhe?!
Me prit mike e dashur, me prit se do te vi,
ti naten nje qiri mbaje ndezur atje per mua...
qe prej se largu drite te shoh, ate drite...,
qe aq mi cfaq te kendshme, bukurite e tua...!
Profilin tend te ri, ne drite dua ta shoh...
linjat e bukura nen dallgen e ngjyrave-dete...
le te shkrihen mendimit ne drite-rresire...
E ndoshta ai eshte motivi me i bukur ne jete...!
2006