Mikut tim, poetit Grigor Jovani, Athinë, Greqi, me rastin e marrjes prej tij, të një çmimi letrarë.
Poemë
Po të shkruaj për vargun or mik,
jo, për çmimin spo të shkruaj,
Se poetët nuk shkruajnë për lavdi as çmim,
për grada, jo, poetët nuk vuajnë, ti këte or mik, si unë e din!
Eh, poezia jote, si një ujvarë e mirë,
që shkëlqim e freski dhe Greqisë i jep,
Ndërsa larg, atje ku na lindi, në vatrën e madhe,
ajo, nëna jonë Shqipëria, na pret e na pret.
Le të shkëlqejë Greqia, or mik dhe nga fjala jote,
Ti puthja bukuritë, dhe ma duaj e ma përkëdhel,
ashtu siç e don tënden, të bukurën grua…,
se në kohën që jetojmë, bilbili nuk rron dot pa Mel...!
Atdheu u varfërua or mik, se ne lirinë aq dashuruam,
por ja, që disa, dhe aq nënën nuk e deshën,
ja vodhën plaçkat or mik...kopshtijet ja rrënuan,
në kohën kur ne ikëm, në kohën kur ne heshtëm.
Ajo, nëna jonë, rron në ato mure aq të lashta,
që qëndresën ua njohu edhe Diogjeni vetë,
që kur ai me Kandil të ndezur, flinte perjashta,
kur udhëve të Greqisë kërkote: `Njeriun e vertëtë...`!
Ai pra, Diogjeni, që edhe ditëve me Diell,
rrugeve të Athinës me kandil të ndezur në dorë,
bërtiste si i çmendur: “Njeriu, ku është njeriu...
njeriu ku është, se në Greqi jo, nuk po e shikoj...!”.
Edhe pse udhët ishin plot me dy këmbsha që leviznin...
dhe me njëri tjetrin Helenisht përgojonin...:
"...ah, i shkreti Diogjeni, qënka çmendur,
mjerë plaku i vërbuar...", ata, atijë zëri i thonin.
Por i mençuri Diogjenin e kuptojë, dhe tek mbreti me një frymë vajti...:
`Madheri`, i tha: "...një plak diç te çudistëshme po therret,
ai kërkon njeriun me kandil në dore...
kur udheve të Athines bredhin aq shumë njerëz...!".
Dhe mbreti e thirri plakun Diogjeni...!
Mendimin Diogjenian ai ligj të shtetit e ngriti,
Atëherë Demokracisë gurthemeli iu hodh,
atëherë kur ligji, dy-këmbshave psudo-njerëz, çthurjet ua lidhi...!
***
Çdo gjë ka një fillim or mik, në çdo hap të ri!
Epokat kur ndryshuan, nuk deshën shekuj as vite!
Çdo gjë nis menjëhrë, sapo ide e mirë,
del nga gojë e mençur, nga zemrat fisnike!
Por ah, or mik i mire, se koha s`më mjafton,
të qaj sot me ty, aq shumë sa halle kemi...
Ajo pra nëna jonë, e lodhura, e mira,
nuk ka sot zjarr të ngrohet…, e jo më mjaltë polemi!
Nuk ka, or mik i dashur, se të pa-ngopurit pseudo-politikanë,
ja xhveshen çdo rrobë e vlerë, dhe tregjesh ja shitën...
që vilash e lluksesh të tjera, ajo plehurnajë,
të shtrihet brigjeve tona, ku turpet lan e rritet...!
E di or mik i dashur, se "dola nga melodija"...,
pasi vargu i ynë nuk duron zemrim,
por ti më thuaj or mik, ska gjë, më thuaj që jam rrebeluar,
skam çbej, kur nënë-gjoren e shoh, së largu në vajtim.
Nuk mundem të besoj që ka më shqipëtarë të vertetë,
kur në Shqiperi sundojnë dekadave ca pseudo-politikanë!
Ku janë vallë burrat e kombit, ku është ajo shpresë,
po gratë, Amazonat shqipëtare, o mik, vallë sot ku janë?!
Ku janë të vërtetët njerëz të shqiptarisë, or mik,
a sheh ti ndonjë njeri gjëkund, më thuaj?!
Ku jane ata kur kombi është në rrezik,
Kur krahët e nënës… i mban te thyer serish dora e huaj?!
Ku jane bijtë e kombit, mënçuri e Shqiperisë,
kur në qeveri hypin e rrezohën çdo ditë të rinjë kodosha,
ata që thaset i mbushin natën... nëpër banka,
ndërsa ditën shahen e rrihen parlamenteve si gjel-kaposha?!
E mjera nëna jonë Shqipëria, kockash tharë deri edhe për ujë...
ah, për dritë, ajo e gjorë, jeton nën dritë të Hënes e të yjeve...
që mijra vjet rrugë drite...,
...dritë-pishtare iu bënë dikur...!
Shoh jetimë or mik, siç i pau Migjeni,
çdo verë udhëve të Shkodrës...atje ku shkëlqejnë të rejat Katedrale,
tek Kisha e madhe dhe Xhamija e bukur, or mik,
jetimët i pashë në verë, të tharë, uritur, zbathur pa sandale...!
Tek ministritë or mik, atje në Tiranë, kur ca pisha të bukura ishin dikur,
shoh Benxat më të shtrenjtë në botë or mik,
që as vetë dora Gjermane, nuk ia mban për vete,
pse pagesat e korrupsionit, shkapercejnë çdo mur...!
Atje pashë të shtrirë or mik, lypsarë që kafshatën kërkonin,
pashë atje të shtrira, me mijra duar jetime,
që udhët i kanë zënë, or mik, e urinë luten të shuajnë,
tek nëna jone e vuajtur, tek Shqipëria jonë, e jote, e ime!
E di mik i dashur, u zgjata shumë,
jo cikel poetik ti ketë mos ma quaj,
një herë tjetër do të vij, me një rrjedhë si lumë,
ndoshta bëhem detë, dallgesh i trazuar...!
Të paça o këngëtare me shpirtin tënd fisnik,
me ty sot derte qava, se vargu i yt mallet mi ndezi,
atje ku ti Greqisë, me fjalen e bukur shqipe, rritesh çdo ditë
dhe shtrihesh porsi rrezja e dritës, si një bukuri mëngjezi!
Le të këndojmë së bashku or mik, zërat duke i bashkuar,
se ndoshta vesh i shurdhur do të ndigjojë një ditë,
ndoshta kjo botë e çmendur, korrupsionesh e çthurur,
prej fjalës së poetëve…, ndoshta do të i hapi sytë!
Llemadeo,
22 Dhjetor 2006, Germany