Unë, thjeshtë, Thjeshtësia!
Unë…thjeshtë unë!
Si një gjeth që e merr era,
Si një kujtim që nuk harrohet,
si një mall që dhemb aq shumë,
si një detë që s`rron pa lumë
Unë pra, thjeshtë unë!
Si një këngë dashurie...
lakuriq prej çdo lavdije!
i dëbuar…e i mallkuar…
I përbuzur, i rrënuar…!
I dashuruar…i harruar…!
Si një Lis i gjelbëruar…
Si një Shkëmb nëpër stërkalë
Si një puthje valë e dallgë…
Si një Mal me borë mbuluar,
Si një Detë dallgësh trazuar!
Oqean, mbytur thellesive…
Nëpër fjalë dashurie,
Nëpër puthje zjarr e valë…!
Pranë Pleqëve i pa fjalë…
Dorën shtrirë, si një lypsarë,
Për të mirën Mençuri
Për atë që, më mirë din ti!
Ah, Ujk, Luan, Tiger…, është pak!
Kur zemrimi të më marrë flakë,
kur ndokush më ngacmon Atdhenë,
Shqipërinë, Gjergj-Skendërbenë,
Kur ndokush më flet keq për Lekën…,
Dukagjinasve ua prozhmon jetën…,
Ilirinave dhe vetë Pellazgëve…!
Ah, aty ska më fjalë të tjera,
Por e zezë, merr fund potera!
Bëhem flakë qiellit përpjetë,
Oso Kukë bëhem vërtetë,
Si rrufe i djeg dhe Retë!
Unë, pra thjeshtë unë!
Që me fjalën, ndal çdo dhunë!
Ndal çdo hov padrejtësie,
veç me vargje poezie…
që i kam shpirt, e dashuri
dhe çdo të bukure, i rri në gji,
nëpër buzët Trendafile…
që sa herë ndjenë këngen time...:
ndjenë e falin me shpirt të qetë,
falin puthje me shikime,
falin ëmbel aq përkëdhelime,
falin jetë nëpër ëndrra,
sa hërë këngen ua don zemra!
Unë, që thjeshtë jam mbi ketë Dhe,
por dhe thjeshtë shkoj neser atje…
ku të shumtit kanë shkuar…
me aq dhëmbje e lotë vajtuar.
Unë pra, thjeshtë unë,
krejt i thjeshtë në biografi,
por me fjalët e zmrës time,
vij tek ju me dashuri,
dhe ju puth e ju marr në gji,
pa deshirën për lavdi!
Unë pra thjeshtë, thjeshtësia,
Llemadeo Shqipëria!