Epitaf
O udhëtare, sa hëre udhëve të atdheut të kaloni,
dhe sa herë që të shikoni dritën lart nga yjësia,
ndaloni pak o njerëz, se aty është Gjevori,
njëri nder yjet më të ndritshëm që pati Shqipëria!
Ma ndalni hapin pak, dhe gjurin përkuleni,
para vorrit të tij ju heshtje mbani,
një lule Trëndafili ma vini mbi trup të tij,
se për ju erdhi ai, nga derë e Elbasanit!
Pastaj sërish ju ecni krenarë në udhën tuaj,
se krenarë ishte mësuesi për ju gjithnji,
ai që ju mësoje se si atdheun ta duani,
dhe për gjuhën të punoni, siç punojë ai!