Letërsia Shqiptare

Kushtim (Nexhmije Pagarusha)
E shtune, 16-06-2007, 06:04pm (GMT)

Zerit më të bukur Shqipëtarë
Kengëtares Nexhmije Pagarusha

Legjendë

Ish një Vashë e ish një Zanë
ish një këngë, një melodi…,
Jo` jo` jo`! , ishte më shumë…
Është dhe sot, gjer n`përjetësi !

Vasha ish bijë e një Nëne,
që aq shumë e kishin varare…,
kish jo veç Nëntë` djem Legjënde
por një popull Shqipëtarë !

Dhe kur Nëna nëpër dhëmbje
klithte gjamëve nëpër vaje,
ajo shprese seç i jepte…
me të bukurat Këngë të sajë !

Me të ëmblat melodi…
ajo i falte aq shumë gëzime
nëpër Krojet plot freski...
nëpër Fllad të çdo Lëndine.

Dhe ja fshinte aq herë Lotin,
nëpër gjamë` e gjithë mundimet...
Sa herë nënës ja nxinin motet...
ajo këngen seç e niste…

Vetë Kreshnikët e dëgjonin
lart në bjeshkë e nëpër maja…
edhe mjeshtrat tek latonin…
Gurët për kalatë e mdhaja…!

Dhe lumenjtë në Det kur shkonin
nëpër rrjedhë e gurgullima…
meloditë seç ja dëgjonin,
tek këndonte për Gjeraqina…!

Dhe heronjtë tej në varre…
ngriheshin netëve të vona
dhe dëgjonin zërin e sajë
tek dy Drinat dhe tek Valbona…!

E dëgjonte me mall dhe fëmija,
edhe plaku me i moshuar,
e dëgjonte Iliria…
gjithë një komb i mrekulluar !

Thonin se ajo ishte Zanë,
thonin se ishte Legjendë...!
Jo nuk thonin veç se e donin,
por ajo është e vërtetë !

Ishte malli që nuk shuhet,
Ish` si drita në mëngjes,
Ishte Zëri i Pagarushës,
Ishte Kënga që kurrë nuk vdes !

Ish një Vashë e ish një Zanë
ish një Këngë, një Melodi…
Jo` jo` jo`! , ishte më shumë…
Është Legjendë në përjetësi !



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.