Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 01:30pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
 » Luigj Gurakuqi
 » Lazër Stani
 » Lindita Arapi
 » Luljeta Lleshanaku
 » Lekë Matrënga
 » Lorena Stroka
 » Leka Ndoja
 » Luan Starova
 » Lamë Kodra
 » Llemadeo Dukagjini
 » Lekë Gjoka
 » Lumnije Hoxha
 » Lindita Dragusha
 » Luljeta Danaj
 » Lluka Perone
 » Lazër Shantoja
 » Laureta Mema
 » Luigj Çekaj
 » Lindita Komani
 » Lazër Radi
 » Leonard Seiti
 » Lek Pervizi
 » Lasgush Poradeci
 » Liman Zogaj
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët L-LL » Llemadeo Dukagjini
 
Letra e kthyer…
E shtune, 16-06-2007, 06:13pm (GMT)

Novele

E dashur X…
Mbase nuk eshte e drejte qe, ta perdor kete emertese qe ne fillim te kesaje letre. Mbase eshte dhe tepri. Por une po te shkruj kete leter te thjeshte, si nje homazh njerzore, ndaj teje, ndaj asaje buzmbremje, atij mengjezi te trishte per ty dhe per mua, dhe per cdo njeri qe ecen ashtu ngutshem, i detyruar...neper udhet e jetes. E kjo eshte vetem nje leter e thjeshte per gjithe ate qe ndjejë, që prej kohës qe ti je larguar.

U njohem ashtu kalimthi, ne ate kohe te shkurter...thjeshte neper ate udhen e cila na zgjati qe prej stacionit te zbritjes nga trenat tane...e deri tek kryqezimi i pare, ku udhet merrnin drejtime te tjera. Ndoshta seicili ne shtepine e vet, ndoshta njeri ne kerkim te kohes se humbur, apo ne kerkim te nje shtrati sa per te çlodhur brinjet...!

Nuk e di se si mund te ta them, tere ate qe pashe ne ate buzembremje, por ne pamjen tende, ate dite i pashe te gjitha te perzjera ashtu bashke. Dhembjen, bukurine, virtytin, mallin per diçka te humbur, krenarine perballe ererave te majave te larta. Pashe, oh sa shume pashe ate dite, ate ore, ne ata pak minuta...kur ti mu çfaqe ne ate kohen e shkurter...vetem ne ate hapsire, siç te thashe...qe nga stacioni i pritjeve e deri ne kryqezimin e pare...!

Ne buzet e tua pashe rreshkun e rrezeve te diellit te cilat thyheshin bash aty, ne ate rrefleksion te buzeve, sic thyheshin dritat e llampave te udhes permbi asfaltin e lagur, ate mbremje me shi, dhe me vinin drejt e ne sy, me ate shkelqimin e purpurit...!

Ti nuk fole aq shume ate dite, ne ata pak minuta. Ti vetem degjoje me shume dhe shikoje si nje pyetsor i pa zgjidheshem...te cilit nuk mundesha te i jepja pergjigje per te gjitha pyetjet tua, ashtu njehresh. Pasi nuk deshiroja te te leja pa te thene shume gjera, shume fjale. Doja qe te te bindja qe ti te ishe mikja ime ate mbremje, ndoshta jo vetem aq, ndoshta me shume. Shume me shume se e tere deshira e pasioni i nje çasti vegimtar qe shperthen ne shikim te pare, sa here syte tane…etjesh njerzore thare…shikojne fshehurazi, edhe pse pelqehet ta fshehim, edhe pse frikerash se pseudo-civilizacioneve kemi krijuar rregulla…pseudo-rregulla…ku njerzit genjejne vetveten, dhe sa here shikojne dhe ndjejne pamjen e se bukures…ne te dy anet e boteve…ulin kokat dhe bejne sikur nuk ndjejne, bejne sikur nuk duan, bejne… shume sikur-a te tjera...!

Une skam pse te te genjej, u dhashe i teri qe ne shikimin e pare, edhe pse ti ishe e ngarkuar me nje bote merzije, e rreshkur nga nje tmerr qe te mundonte. Edhe pse ti ecnje e trembur, e tronditur nga diçka qe te ndiqte nga pas…une te ndejva thellesisht, sapo ne ate te mijten e sekondes, ajo rreze shikimi si shpejtesi rrufeje, me pershkoje, prej syve te tu, ne tere pamjen time… dhe qe ne ate sekond une mbeta ne brigjet e tua.

***
Te thashe, nese mund ti mbaja une çantat e tua, ndersa ti nuk pranove, por i rishterngove serish ne geshtrinjte e tu te forte qe, shterngoheshin me njeri tjetrin duke fryre damaret e idhnimit…aq shume, sa me dukej se po me dhembnin edhe damaret e mije.

Arritem ne kryqezimin e pare, pushuam pak çaste, ashtu ne kembe, ne ate Semafor te kuq. Ndersa sapo une te pyeta, se: -ne çdrejtim do vazhdosh udhen? Ti ule koken dhe u nise ne te kuqe, pa u ndezur drita jeshile. Disa makina qe po kalonin me shpejtesi…frenuan me zhurme te madhe…por ti çaje dritat e kuqe ne te kater...anet duke dale ne anen tjeter.

O zot, thashe me vete, po kjo çishte keshtu, çti kete ndodhur valle?!
Pasi u ndez drita jeshile vrapova te te arrij, te te pyesnja se çfare kishte ndodhur me ty, perse ishe aq e ngutshme…e shume gjera te tjera qe deshiroja te dija…!
Por ti ecnje aq shpejt, saqe nuk te arrita dot me ate hapin tim normal, sepse nuk doja as te te shqetesoja, nese do vrapoja per te te dale perpra. Pasi sdi se pse mu krijua pershtypja se ti kishe frike nga diçka, se ti po i iknje diçkaje qe aq shume te frikesonte…

Une eca vetem ashtu qete mbas teje, duke te te ndjekur me shikime nga pas.
Mbas disa minutash, ti me humbe neper erresiren e nates, shume larg para meje. Dikur, vone duke ecur ne te njejtin drejtim, andej per nga shpejtoje ti, une u ktheva dhe zura vend ne nje Hotel, diku aty afer rruges kryesore, gjithnje me ate mendimin e çmendur te nje shprese, se mos ti neser do te kalosh serish po ne te njejten udhe…!

Gjithnje me mbeten ne mendje ato çanta, te cilat ti i mbaje ne dore ashtu te shternguara fort, ca çanta te mbushura me gjesendet e tua...nder te cilat vura re sendet e tua te ngjeshura ne menyre te çrregullt…gje që me lane pershtypjen, se ishin vetem disa prej atyre qe kishe mundur te shpetoje ne çastin e arratisjes...
Po, po, ne ate çast qe shpesh eshte shpetimi ose fundi i botës….

Te gjithe jemi te tille, te tille qe arratisemi. Deri dhe vete bota eshte e tille, kjo bote e cila rreshqet hapsirave duke i shpetuar çastit, sekondit apo vete perqindjeve me te vogla te tije...per ti shpetuar asaje kataklizmes se madhe...asaje qe thone...!
Eh, sa thane, e thone, e do te thone se, sikur ndodhe nje here ne miliona vjet...edhe pse ajo mund te ndodhe sekond pas sekondi...edhe pse ajo ndodhe cdo dite, cdo minut, cdo sekond…!

Po, po! Sekond pas sekondi mund te ndodhe katastrofa, kataklizma hapsinore ku çdo gje kthehet ne hiç, ne balte e uje...ne rrebeshe squfuri qe tretet hapsirve bashke me ne, qe sdo te jemi asgje me shume se sa mikro-molekula te asaje reje pluhurore...!

Ne pra, bash ne, qe llomotisim aq shume duke bere ligje!
Ne qe dime te ndertojme mure, ngrejme grataçela, ngasim makina, futurojme me avione etj, etj...
Ne pra, qe sleme gje pa krijuar e shkaterruar ne kete toke...e cila me gjithe ngrohtesine e saje, na mban ne gji duke na ushqyer deri dhe me buk e lule...
Ne kete toke qe dhe me zjarrin e saje na ngroh e me ujin e saje na shuan etjen...dhe prej te dashurit te saje, kjo na sjell driten... Prej atij Dielli qe kjo aq shume e dashuron, aq bukur i sillet rrotull dhe ja fale here mbas here anet e shpirtit te saje...me aq dashuri…per te krijuar pikerisht jete per ne...per ne, vrasesit e e saje. Edhe pse kjo aq ngrohte na mban ne gji, jo vetem te gjalle, por edhe kur ne vdesim…e behmei aq kundermonjes me ererat tona te renda…!

Ato çanta te mbushura plot me gjesendet e tua, e qe ishin aq te renda sa ti kishin skuqur gishtrinjte e duarve dhe dukej sikur po ti prisnin, mu bene nje peshe aq e rende ne shpirt e ne mendimin tim, ate nate.
Nuk kam fjetur pothujase fare ate nate, por gjithnje si ne dremitje u rrotullova disa here ne shtrat, pastaj me vone dola dhe bleva serish dhe nje pakete cigare, ku tymosa gjithe naten me sy nga dritarja.

Dikur filloje Toka jone qe te ia fale faqen tjeter, ne puthje te ngrohta, Diellit…dhe ato rreze dashurie te tij me rane ne shikimin tim, duke ardhur prej diku majave te largeta nga lindja…ne ate drejtim prej nga kishim ardhur une e ti, me trenat tane te ndryshem, nje nate me pare.

Une dhe ti!
Asgje me shume se aq, asgje me shume se nje bote e gjalle ose e vdekur. Nje bote e humbur, te ndare nga botet e ndryshme, te trembur nga koha, nga dicka qe na ndjek, nga ligjet qe krijojne, formojne vetevetiu kriminele. Nga ligjet qe krijojne shkeles ligji, deri edhe tek qeniet e gjalla qe nuk flasin dot as nuk jane intelegjente sa e si njeriu. Dhe ajo ndodh, pikerisht pse ato levizin pa leje neper siperfaqen e tokes, duke shkapqrcyer oqeane, detra, male…
Pikerisht per ti ikur tmerreve, vullkaneve, termeteve, permbytjeve, helmeve, luftrave, bombardimeve, qe vete ligjebersit shpikun, prodhojne, organizojne, ndezin, ekzekutojne, varrosin, masivisht vrasin e groposin, masivisht djegun e çfarosin… etj etj…!

***
Cigarja e fundit mu shua ne duar. Ashtu u ngrita si nje i çmendur, hyra ne dush si te me ndiqte dikush, dhe dola me shpejtesi jashte deres se dhomes se atij Hoteli. Aq shpejt sa qe biles edhe kravaten e lidha neper shkalle, gje qe sme kishte ndodhur asnjeherë, pasi une ate verpim e kryeja gjithnje para pasqyres.

Nuk e dija mire se çpo me shtynte, por nje ndjenje e brendshme, e forte, me bente te eci shpejt, te dilnja ne udhe, dhe ashtu instinktivisht kerkova me telefonin tim te dores, nje taksi. Frymemarrjet me beheshin te shpeshta aq sa me dukej se dicka do te ndodhte sekond pas sekondi. E tera ajo me bente qe te levizja si i cmendur. Sa nga emocionet e pa pritura aq edhe nga nje tronditje e brendshme…parandjenja po vepronte tmerrsisht shpejt.

Nderkohe nje Taxi e verdhe arriti tek këmbet e mija. Hapa deren dhe u leshova brenda menjehere, duke i thene: Ju lutem udhetoni ne drejtim te perendimit, ne kete rruge kryesore.
Pas pak, pasi shoferi me shikonte i hutuar, i thashe : -Guten Morgen, (mirmengjesi) me falni i thashe, por jam shume i hutuar, pasi dua te arrij dicka, dikend sa me shpejt.

Ai duke buzeqeshur me tha: ska gje, udhetojme per ku te duash.
Nuk dija vertet se per ne ç`vend do te duhej te udhetoja me ate Taksi, por nje ndjenje e brendshme me thoshte se, ne ate drejtim per nga kishe ecur ti nje nate me pare, dicka kishte qe me terhiqte, sikur dicka do te ndodhte pas pak…Ajo ndjenje me terhiqte duke me thene, qe une duhej te isha aty…te pakten ne sekondat e fundit. Te pakten nese nuk do te mundesha te beja asgje tjeter, une duhej te isha deshmitare i asje qe do te ndohte. Ashtu me thoshte brendia ime…!

Makina ecte me shpejtesi…ndersa une ndiqnja me sy, ne krahun e djathte, tere udhen kembesore, si dhe ndertesat anash. Mbas nja 20 minutash udhetim, shikoj nga larg nje stacion treni te vogel, qe dukej qarte se ishte stacion i nje qyteze ndermjet qyteteve te medha. Ne ate veshtrim horizontal drejt atij stacioni, mu ndez nje dirte ne mendimin tim se, pikerisht aty duhej te zbrisnja. Duke bere me dore ne ate drejtim, i thashe shoferit: -Dua te zbres aty ne ate stacion treni.

Kur sa pa arritur mire taksia ne ate stacion, une vej re nje turme njerzish ne deren e stacionit, dhe midis tyre dalloj ca njerz me uniforma te policise se vendit.

Arritm deri aty afer, ne vendin ku parkonin makinat. Ndersa une, pasi e pagova shoferin, kerceva jashte menjehere dhe u drejtova drejt turmes, ku pa pritmas ne mes te tyre dallova fytren e bukur te asaje gruas qe kisha pare nje nate me pare, ne ate rruge te shkurter..ku kishim shkembyer vetem pak fjale, si udhetare te nje drejtimi…

Ne njeren ane, ate grua, e kishte mberthyer nga krahu nje grua police. Ndersa ne anen tjeter nje polic shikonte ca letra dhe ne dore mbante nje radio. Prane saje qendronin dhe dy femije te vegjel, femije te cilet nuk i kisha pare nje nate me pare. Femijet i ishin lidhur asje gruaje per trupi, njeri ishte mberhtyer me krahe tek kemba e saje, femija i cili dukej se ishte jo me shume se 5-6 vjec, ndersa femija tjeter qendronte ne anen tjeter, thujse ngjitur, nje vajze qe dukej rreth 12-13 vjecare.

Nuk arrita ta lidhi dot tere ngjarjen, ne ate pak sekonda, ne ate pak minuta, por me nje shqetesim te brendshem, nderhyra ne ate bisede midis policesh te cilet po flisnin me njeri tjetrin, si dhe te disa civileve qe qendronin prane ne ate rreth njerzish dhe qe dukeshin te gezuar per nje arritje te policise vendase… Per nje arritje, te cilet e quanin te tille, arrestimin e nje gruaje me dy femije, nje nene emigrante, se ciles i kishte skaduar e drejta e qendrimit ne shtetin `X`, ...i cili kishte te pronesuara me ligje, deri dhe natyren, token, qiellin, dhe ndoshta dhe nje pjese te diellit....

Pa vonuar asnje sekond me gjate, une nderhyra dhe u thashe: -Me falni zoterinje, une jam nje i afert i asaje zonjes, a mund te ju ndihmoj ju me gjesend pasi ate zonjë me duket se e keni ndaluar gabimisht!

Sic pergjigjen nje heresh, ata qe jane ne nje mendje per te kundershtuar dicka, pa pyetur per radhe apo detyre…mu pergjigjen me nje ze te tere se bashku, si nje kor qe kendon nje kenge marrshesh per fitore luftrash pushtuese…:
-Jo, ti ske te drejte te dalesh mbi ligjin tone, kjo ka shkelur ligjin duke qendruar ilegalisht ne vendin tone tash disa muaj!

Nuk e di se nga me buroje, nga me erdhi ai Togfjalesh, ai pasion, ajo deshire, per ta shpetuar ate grua nga prangat e tyre, nga debimi i tyre, dhe pa pritmas mua me doli nga goja, nje kunder pergjigje ku u thashe:
-Zotrinje, po ajo eshte gruaja ime, ata jane femijet e mije, si mund te silleni ju ashtu me familjen time, ata skane bere asnje krim, une jam qytetare i ketij vendi…!

Policet, te shtangur nga zeri im i fuqishem, u kthyen duke veshtruar njeri tjetrin te habitur, dhe pastaj shefi i tyre me tha perseri, por tashme me nje ton me te qete:
-Po ju zotri, a keni nje dokument qe mund ta vertetoni ate qe ju thate?!
-Po, thashe, kam dashurine time per ate grua qe ju keni lidhur!

Ndersa ajo me shikonte e habitur dhe me nje pamje tejet te skuqur ne fytyre, pasi ajo e kishte kuptuar tere qellimin tim, ate qellim dhe deshire, qe thjeshte ajo te ishte e lire!
Polici me tha qe: -Nuk na mjaftojne fjalet, ne duam nje dokument qe ta vertetojme dhe pastaj do te jete e lire. Ndryshe, keta te tre persona, kete grua me femijet e saje, do ta debojme jashte kufinjeve te vendit tone, qe sonte ne darke!

-O Zot, thirra, me sa fuqi qe kisha, po kjo qe thoni ju eshte absurde. Si mundeni ju qe te deboni gruan time me femijet tane, nese une nuk kam asnje dokument me vehte?!

Nderkohe, gruaja e cila po e ndiqte me vemendje tere dialogun tim me policet, nderhyri duke thene:
-O njeri i mire, nuk ke perse lodhesh per dicka qe ka marre udhen e nje debimi te pa diskutueshem. Keta kane kapur mbreme dhe tim shoq ne anen tjeter te qytetit, dhe e dine shume mire se une jam gruaja e tjeter kujt, gje qe do te dale shume shpejt ne verifikimin e pare qe keta do te bejne. Ashtu qe me gjithe pasionin tend dhe deshiren per ta liruar njeriun nga ligjet e burgosjeve te pa drejta, bej dicka ne te ardhmen, per ata qe do te vijne ne te njejtat udhe pas nesh. Per ata qe katastrofat natyrore, apo katastrofat e shkaktuara nga kriminelet politikane qe japin urdhra per ta cfarosur popuj. Per ata te mjere qe detyrohen te ikun…serish neser, mundohu qe me fuqine tende te miresise, te besh dicka, per ato viktima qe do te vijne neser ketyre udheve, ketyre qytetrimeve, te cilat me fuqite e tyre qe kane, ndezin luftra ne anen tjeter te planetit, ne vendet tona, duke na shuar jeten e cdo gje. Ndersa ne kohen qe ne vime ketu si nevojtare, na debojne perseri, si te ishim kafshe te egra…!

Pas fjaleve te saje, mua me kishin leshuar fuqite, si te me leshonte zemra, mu duk ate cast.
Ndersa ata, qe e kishin mberthyer ne duar me ca si buzylyke…e shtyne ate grua bashke me femijet e saje, duke e hypur ne makinen e tyre.
Shefi i tyre mu drejtua duke me thene:
-Tentativa e juaj per te perkrahur nje shkeles ligji, eshte e denueshme, ju lutem me jepni dokumentin tuaj te identifikimit!
Pa asnje kundershtim, i dhashe dokumentin tim personal ne dore, ne te cilin ai mori shenimet e nevojshme.

Mbas nje jave mua me erdhi poste ne shtepi, nje leter e cila me njoftonte per paraqitje ne hetuesi. Mu desh te shkoja ne diten e caktuar, ku kalova neper labirinthin e disa pyetjeve te cuditshme..., gje qe me dha nje denim me gjobe.

Mirpo per fat te mire, une ne ate hetim mora vesh dhe emrin e mbiemrin e asaje gruaje, origjinen dhe adresen e saje, ne vendin ku ajo jetonte... ne ate vend ku ishte kthyer pa deshiren e saje.

Pas disa ditesh, i shkruajta nje leter, nje leter te cilen pjeserisht e tregova me lart ne tregimin tim. Nje leter te cilen ajo nuk e mori kurre. Nje leter qe mbase kaloje vetem neper zyrat e gjurmimeve qe vazhdojne te me behen, nga hetuesit qe mendojne se une sjell apo mbeshtes ardhjen e te huajve ne vendin ku jetoj…

***
Ti sigurisht tani je integruar ne jeten tende atje, ne ate vendin tend te varfer, mbase dhe ke filluar ndonje pune, mbase dhe shkruan dicka, pasi ate dite, nga menyra se si ti reagove, se si ti me mesove mua, qe te kujdesem ne te ardhmen…per te ndihmuar te mjeret qe ikun nga vendet e tyre…te tera ato fjale me bene te kuptoj qe ti ishe me shume se sa nje e arrestuar nen etiketimin: „…e huaj qe ka shkelur ligjen e qendrimit ne nje aksh` vend tjeter“…!

Ajo shprese me mban, qe ti neper gjithe leximet e tua, do te arrish te gjesh dhe kete leter, qe aq here ta kam nisur…dhe aq here me eshte kthyer mbrapsht neper postat qe nuk nisin e as nuk presin kurre letra te tilla.
Ndaj po e dergoj keshtu, thjeshte ne faqet e hapsirave…edhe pse ti shkrim-kaligrafine time nuk do ta shikosh asnjehere.

Ate mbremje ne kryqezim, pikerisht ne ate çast kur ti u nise ne udhe, nen driten e semaforit te kuq, me je fiksuar ne mendje si dicka e cudisthme, qe vjen e rritesh gjithnje e me e bukur ne shpirtin tim.
E dij, e mora vesh se ti ishe e martuar, dhe ajo gje me lumturon, pasi jam i sigurte qe ai, yt shoq te don dhe sot, sepse ai te donte aq shume, gje qe e pashe ate dite, ne fjalet e tua, ne pa friken tende per tu kthyer krah per krah, me të ne vendin tuaj.

Kthimet !!!
Ah sikur te tere te ktheheshim nje dite nga kemi ardhur, sikur te tere te strukeshim ne para-historite tona..., sigurisht qe kjo bote sdo te kishte asgje tjeter ne siperfaqe, pervec miliarda arinje, ujqer, bisha te tjera te egra, dhe pyje e xhungla masive, deri dhe kneta e gjarperinje helmues te cdo lloji…

Mirpo eshte fatmiresi qe kjo bote eshte krijuar, zhvilluar e zubukuruar vetem nga ikjet...! Ka patur ikje, arratisje, emigracione shekull pas shekulli, gje qe ka bere qe kjo bote te zhvillohet e te qytetrohet vetem nga emigracionet e lindura njeheresh me njeriun, milona vjet me pare!

Ah, mike e dashur, mike qe nuk u beme dot as miq, as nuk na u dha mundesia te pime nje kafe asnjehere bashke. Sa deshire do te kisha te flisnja me ty, pikerisht per tema te tilla…ku do qeshnim me hipokrizite e ligjeve te kohes.

Sa qesharake me duken debimet qe bejne sot ligjet e debimeve!
Me duken shume me te prapambetura sot ligjet e debimeve, se sa prapambetaja e fiseve te vjetra australiane apo amerikane, dhe te kontineteve te tjera, fise te cilat po te kishin patur ligje debimesh per te huajt, ato vende sdo te kishin kurre ate shkelqim qe kane sot.

Qofsh e lumtur mike e dashur!
Te kujtoj shpesh, pasi shpesh me qellon te shikoj gra e femije te perlotur tek shtyhen dyerve te qyterimeve, me vite e dekada te tera, per leje qendrimi ne keto vende, ne keto kontinente, ne kete planet...qe duket se qenka vetem prone private e vetem nje shtrese, e vetem nje lloji, e vetem nje race...race e cila debimin e njerzeve, te cilet u ikun luftrave, varferive, mjerimeve e kercnimeve te jetes...e paskan, jo vetem ligj debimesh, por dhe hoby shpirtrore!

Me mire qe je ne vendin tend...!
Apo ndoshta nuk je as ne vendin tend, ndoshta mund te kete debuar dhe vendi yt...pasi kundershtaret e ploitikave, kundershtaret e pa drejtesive, jane objekt debimesh ne cdo vend...!
Ndoshta ti mund edhe te mos jesh me ne kete bote...!
O zot, po pse me shkon mendja per te keq ashtu?!
Nuk e kuptoj, por gjithcka mund te kete ndodhur me ty, ashtu sic mund te ndodhe dhe me mua neser, pasneser.

Por ta dish, se kudo qe te jeshe dhe sido qe te kete ndodhur me ty..., une nuk e harroj ate bukurine tende ne ate buzmbremje, ate vrudhin tend te ecjes se rrufeshme ne semaforin e kuq... Ashtu as ate mengjes ne ate stacion... kur ty te debuan. Aty ku ti me krenarine tende me the ato fjale te fuqishme, te cilat ishin me shume se pergjigje, me shume se reagim njerzore, per ata qe ste kuptuan kurre. Per ata qe sduan ta dine, as nuk duan te kuptojne kurre se: Njeriu eshte banor i ketij planeti dhe ka te drejte te levize e te jetoje ne cdo cep te planetit, i lire!


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Kushtim (Nexhmije Pagarusha) (16-06-2007)
Mësuesit të madh Mehmet Gjevori (16-06-2007)
Biografia ime… (16-06-2007)
Në vënd të letres…! (16-06-2007)
Do te vi... (16-06-2007)
Zanës së zemrës! (16-06-2007)
Të fala Atdheut (16-06-2007)
O Nëna ime…! (16-06-2007)
Me bisht te syrit... (16-06-2007)
Sot... (16-06-2007)
Në ëndërr mbrëme (16-06-2007)
Muret...! (16-06-2007)
O zot, ku je ?! (16-06-2007)
Ne enderr... (16-06-2007)
Kosovë! (16-06-2007)
Ty... (16-06-2007)
Bilbilit (16-06-2007)
Dashuri (16-06-2007)
Asaj...! (16-06-2007)
Treni i fundit (16-06-2007)
Ajo...! (16-06-2007)
Atij...! (16-06-2007)
Leter mikes... (16-06-2007)
Ti kohe..! (16-06-2007)
Motres time (16-06-2007)
Ne piken "Askund" (16-06-2007)
Elegji kushtuar Papes Gjon Pali i -II-te (16-06-2007)
Dua të jem…! (16-06-2007)
I mora dhëmbjet… (16-06-2007)
Kur më vjen dhe më ikën… (16-06-2007)
Trendafiles..! (16-06-2007)
Pas dritares tënde... (16-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]