| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Letra e kthyer… E shtune, 16-06-2007, 06:13pm (GMT) Novele E dashur X… U njohem ashtu kalimthi, ne ate kohe te shkurter...thjeshte neper ate udhen e cila na zgjati qe prej stacionit te zbritjes nga trenat tane...e deri tek kryqezimi i pare, ku udhet merrnin drejtime te tjera. Ndoshta seicili ne shtepine e vet, ndoshta njeri ne kerkim te kohes se humbur, apo ne kerkim te nje shtrati sa per te çlodhur brinjet...! Nuk e di se si mund te ta them, tere ate qe pashe ne ate buzembremje, por ne pamjen tende, ate dite i pashe te gjitha te perzjera ashtu bashke. Dhembjen, bukurine, virtytin, mallin per diçka te humbur, krenarine perballe ererave te majave te larta. Pashe, oh sa shume pashe ate dite, ate ore, ne ata pak minuta...kur ti mu çfaqe ne ate kohen e shkurter...vetem ne ate hapsire, siç te thashe...qe nga stacioni i pritjeve e deri ne kryqezimin e pare...! Ne buzet e tua pashe rreshkun e rrezeve te diellit te cilat thyheshin bash aty, ne ate rrefleksion te buzeve, sic thyheshin dritat e llampave te udhes permbi asfaltin e lagur, ate mbremje me shi, dhe me vinin drejt e ne sy, me ate shkelqimin e purpurit...! Ti nuk fole aq shume ate dite, ne ata pak minuta. Ti vetem degjoje me shume dhe shikoje si nje pyetsor i pa zgjidheshem...te cilit nuk mundesha te i jepja pergjigje per te gjitha pyetjet tua, ashtu njehresh. Pasi nuk deshiroja te te leja pa te thene shume gjera, shume fjale. Doja qe te te bindja qe ti te ishe mikja ime ate mbremje, ndoshta jo vetem aq, ndoshta me shume. Shume me shume se e tere deshira e pasioni i nje çasti vegimtar qe shperthen ne shikim te pare, sa here syte tane…etjesh njerzore thare…shikojne fshehurazi, edhe pse pelqehet ta fshehim, edhe pse frikerash se pseudo-civilizacioneve kemi krijuar rregulla…pseudo-rregulla…ku njerzit genjejne vetveten, dhe sa here shikojne dhe ndjejne pamjen e se bukures…ne te dy anet e boteve…ulin kokat dhe bejne sikur nuk ndjejne, bejne sikur nuk duan, bejne… shume sikur-a te tjera...! Une skam pse te te genjej, u dhashe i teri qe ne shikimin e pare, edhe pse ti ishe e ngarkuar me nje bote merzije, e rreshkur nga nje tmerr qe te mundonte. Edhe pse ti ecnje e trembur, e tronditur nga diçka qe te ndiqte nga pas…une te ndejva thellesisht, sapo ne ate te mijten e sekondes, ajo rreze shikimi si shpejtesi rrufeje, me pershkoje, prej syve te tu, ne tere pamjen time… dhe qe ne ate sekond une mbeta ne brigjet e tua. *** Arritem ne kryqezimin e pare, pushuam pak çaste, ashtu ne kembe, ne ate Semafor te kuq. Ndersa sapo une te pyeta, se: -ne çdrejtim do vazhdosh udhen? Ti ule koken dhe u nise ne te kuqe, pa u ndezur drita jeshile. Disa makina qe po kalonin me shpejtesi…frenuan me zhurme te madhe…por ti çaje dritat e kuqe ne te kater...anet duke dale ne anen tjeter. O zot, thashe me vete, po kjo çishte keshtu, çti kete ndodhur valle?! Une eca vetem ashtu qete mbas teje, duke te te ndjekur me shikime nga pas. Gjithnje me mbeten ne mendje ato çanta, te cilat ti i mbaje ne dore ashtu te shternguara fort, ca çanta te mbushura me gjesendet e tua...nder te cilat vura re sendet e tua te ngjeshura ne menyre te çrregullt…gje që me lane pershtypjen, se ishin vetem disa prej atyre qe kishe mundur te shpetoje ne çastin e arratisjes... Te gjithe jemi te tille, te tille qe arratisemi. Deri dhe vete bota eshte e tille, kjo bote e cila rreshqet hapsirave duke i shpetuar çastit, sekondit apo vete perqindjeve me te vogla te tije...per ti shpetuar asaje kataklizmes se madhe...asaje qe thone...! Po, po! Sekond pas sekondi mund te ndodhe katastrofa, kataklizma hapsinore ku çdo gje kthehet ne hiç, ne balte e uje...ne rrebeshe squfuri qe tretet hapsirve bashke me ne, qe sdo te jemi asgje me shume se sa mikro-molekula te asaje reje pluhurore...! Ne pra, bash ne, qe llomotisim aq shume duke bere ligje! Ato çanta te mbushura plot me gjesendet e tua, e qe ishin aq te renda sa ti kishin skuqur gishtrinjte e duarve dhe dukej sikur po ti prisnin, mu bene nje peshe aq e rende ne shpirt e ne mendimin tim, ate nate. Dikur filloje Toka jone qe te ia fale faqen tjeter, ne puthje te ngrohta, Diellit…dhe ato rreze dashurie te tij me rane ne shikimin tim, duke ardhur prej diku majave te largeta nga lindja…ne ate drejtim prej nga kishim ardhur une e ti, me trenat tane te ndryshem, nje nate me pare. Une dhe ti! *** Nuk e dija mire se çpo me shtynte, por nje ndjenje e brendshme, e forte, me bente te eci shpejt, te dilnja ne udhe, dhe ashtu instinktivisht kerkova me telefonin tim te dores, nje taksi. Frymemarrjet me beheshin te shpeshta aq sa me dukej se dicka do te ndodhte sekond pas sekondi. E tera ajo me bente qe te levizja si i cmendur. Sa nga emocionet e pa pritura aq edhe nga nje tronditje e brendshme…parandjenja po vepronte tmerrsisht shpejt. Nderkohe nje Taxi e verdhe arriti tek këmbet e mija. Hapa deren dhe u leshova brenda menjehere, duke i thene: Ju lutem udhetoni ne drejtim te perendimit, ne kete rruge kryesore. Ai duke buzeqeshur me tha: ska gje, udhetojme per ku te duash. Makina ecte me shpejtesi…ndersa une ndiqnja me sy, ne krahun e djathte, tere udhen kembesore, si dhe ndertesat anash. Mbas nja 20 minutash udhetim, shikoj nga larg nje stacion treni te vogel, qe dukej qarte se ishte stacion i nje qyteze ndermjet qyteteve te medha. Ne ate veshtrim horizontal drejt atij stacioni, mu ndez nje dirte ne mendimin tim se, pikerisht aty duhej te zbrisnja. Duke bere me dore ne ate drejtim, i thashe shoferit: -Dua te zbres aty ne ate stacion treni. Kur sa pa arritur mire taksia ne ate stacion, une vej re nje turme njerzish ne deren e stacionit, dhe midis tyre dalloj ca njerz me uniforma te policise se vendit. Arritm deri aty afer, ne vendin ku parkonin makinat. Ndersa une, pasi e pagova shoferin, kerceva jashte menjehere dhe u drejtova drejt turmes, ku pa pritmas ne mes te tyre dallova fytren e bukur te asaje gruas qe kisha pare nje nate me pare, ne ate rruge te shkurter..ku kishim shkembyer vetem pak fjale, si udhetare te nje drejtimi… Ne njeren ane, ate grua, e kishte mberthyer nga krahu nje grua police. Ndersa ne anen tjeter nje polic shikonte ca letra dhe ne dore mbante nje radio. Prane saje qendronin dhe dy femije te vegjel, femije te cilet nuk i kisha pare nje nate me pare. Femijet i ishin lidhur asje gruaje per trupi, njeri ishte mberhtyer me krahe tek kemba e saje, femija i cili dukej se ishte jo me shume se 5-6 vjec, ndersa femija tjeter qendronte ne anen tjeter, thujse ngjitur, nje vajze qe dukej rreth 12-13 vjecare. Nuk arrita ta lidhi dot tere ngjarjen, ne ate pak sekonda, ne ate pak minuta, por me nje shqetesim te brendshem, nderhyra ne ate bisede midis policesh te cilet po flisnin me njeri tjetrin, si dhe te disa civileve qe qendronin prane ne ate rreth njerzish dhe qe dukeshin te gezuar per nje arritje te policise vendase… Per nje arritje, te cilet e quanin te tille, arrestimin e nje gruaje me dy femije, nje nene emigrante, se ciles i kishte skaduar e drejta e qendrimit ne shtetin `X`, ...i cili kishte te pronesuara me ligje, deri dhe natyren, token, qiellin, dhe ndoshta dhe nje pjese te diellit.... Pa vonuar asnje sekond me gjate, une nderhyra dhe u thashe: -Me falni zoterinje, une jam nje i afert i asaje zonjes, a mund te ju ndihmoj ju me gjesend pasi ate zonjë me duket se e keni ndaluar gabimisht! Sic pergjigjen nje heresh, ata qe jane ne nje mendje per te kundershtuar dicka, pa pyetur per radhe apo detyre…mu pergjigjen me nje ze te tere se bashku, si nje kor qe kendon nje kenge marrshesh per fitore luftrash pushtuese…: Nuk e di se nga me buroje, nga me erdhi ai Togfjalesh, ai pasion, ajo deshire, per ta shpetuar ate grua nga prangat e tyre, nga debimi i tyre, dhe pa pritmas mua me doli nga goja, nje kunder pergjigje ku u thashe: Policet, te shtangur nga zeri im i fuqishem, u kthyen duke veshtruar njeri tjetrin te habitur, dhe pastaj shefi i tyre me tha perseri, por tashme me nje ton me te qete: Ndersa ajo me shikonte e habitur dhe me nje pamje tejet te skuqur ne fytyre, pasi ajo e kishte kuptuar tere qellimin tim, ate qellim dhe deshire, qe thjeshte ajo te ishte e lire! -O Zot, thirra, me sa fuqi qe kisha, po kjo qe thoni ju eshte absurde. Si mundeni ju qe te deboni gruan time me femijet tane, nese une nuk kam asnje dokument me vehte?! Nderkohe, gruaja e cila po e ndiqte me vemendje tere dialogun tim me policet, nderhyri duke thene: Pas fjaleve te saje, mua me kishin leshuar fuqite, si te me leshonte zemra, mu duk ate cast. Mbas nje jave mua me erdhi poste ne shtepi, nje leter e cila me njoftonte per paraqitje ne hetuesi. Mu desh te shkoja ne diten e caktuar, ku kalova neper labirinthin e disa pyetjeve te cuditshme..., gje qe me dha nje denim me gjobe. Mirpo per fat te mire, une ne ate hetim mora vesh dhe emrin e mbiemrin e asaje gruaje, origjinen dhe adresen e saje, ne vendin ku ajo jetonte... ne ate vend ku ishte kthyer pa deshiren e saje. Pas disa ditesh, i shkruajta nje leter, nje leter te cilen pjeserisht e tregova me lart ne tregimin tim. Nje leter te cilen ajo nuk e mori kurre. Nje leter qe mbase kaloje vetem neper zyrat e gjurmimeve qe vazhdojne te me behen, nga hetuesit qe mendojne se une sjell apo mbeshtes ardhjen e te huajve ne vendin ku jetoj… *** Ajo shprese me mban, qe ti neper gjithe leximet e tua, do te arrish te gjesh dhe kete leter, qe aq here ta kam nisur…dhe aq here me eshte kthyer mbrapsht neper postat qe nuk nisin e as nuk presin kurre letra te tilla. Ate mbremje ne kryqezim, pikerisht ne ate çast kur ti u nise ne udhe, nen driten e semaforit te kuq, me je fiksuar ne mendje si dicka e cudisthme, qe vjen e rritesh gjithnje e me e bukur ne shpirtin tim. Kthimet !!! Mirpo eshte fatmiresi qe kjo bote eshte krijuar, zhvilluar e zubukuruar vetem nga ikjet...! Ka patur ikje, arratisje, emigracione shekull pas shekulli, gje qe ka bere qe kjo bote te zhvillohet e te qytetrohet vetem nga emigracionet e lindura njeheresh me njeriun, milona vjet me pare! Ah, mike e dashur, mike qe nuk u beme dot as miq, as nuk na u dha mundesia te pime nje kafe asnjehere bashke. Sa deshire do te kisha te flisnja me ty, pikerisht per tema te tilla…ku do qeshnim me hipokrizite e ligjeve te kohes. Sa qesharake me duken debimet qe bejne sot ligjet e debimeve! Qofsh e lumtur mike e dashur! Me mire qe je ne vendin tend...! Por ta dish, se kudo qe te jeshe dhe sido qe te kete ndodhur me ty..., une nuk e harroj ate bukurine tende ne ate buzmbremje, ate vrudhin tend te ecjes se rrufeshme ne semaforin e kuq... Ashtu as ate mengjes ne ate stacion... kur ty te debuan. Aty ku ti me krenarine tende me the ato fjale te fuqishme, te cilat ishin me shume se pergjigje, me shume se reagim njerzore, per ata qe ste kuptuan kurre. Per ata qe sduan ta dine, as nuk duan te kuptojne kurre se: Njeriu eshte banor i ketij planeti dhe ka te drejte te levize e te jetoje ne cdo cep te planetit, i lire! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||