Proze
Te kam pritur gjithe ato dite, ato jave... Te kam pritur me ate ankthin e ndjenjes se humbjes se madhe. Nganjehere me rrihte zemra fort dhe ndjeja frike...
Nuk dija cte beje, nuk telefonoja dot, nuk gjeja menyre te te jepja force
para asaje beteje te veshtire per shpirtin dhe trupin tend. Por as me pas nuk munda te gjeja ate udhe, neper te cilen, te mund te vija deri aty prane teje...
E di sa keq jam ndjere? Per dite te tera me radhe jam ndjere ashtu sic mund te ndjehet njeriu qe humbet siperfaqen, kur mbytet poshte thellesive te nje deti, pikerisht atehere kur brigjet i leme diku larg...
Ndihesha si i turperuar, deri edhe per ate pamundesi qe te merrja ne telefon. Ndihesha i pikelluar se perse nuk tu gjenda sado pak me nje fjale njerzore, per te te thene se lutem per ty, dhe te kujtoj ne ato ore te veshtira, e gjithnje.
Nuk e di se pse e kisha humbur numrin tend te telefonit, por me duket se ne ato dite i kisha humbur te gjitha adresat, te gjithe numrat, me duket se kisha humbur cdo lidhje edhe me vete planetin, mbi te cilin ecnja diku...
Nuk e kisha provuar nje ndjenje te tille, kurre ndonjehere tjeter. Mbase ishte vete magjia e dickaje te brendashme qe na mbante ashtu heshtur te lidhur aq fort...
***
Ndoshta ka kaluar cdo gje, ndoshta mund te kete ndodhur cdo gje qe sduhet te ndodhe, ndoshta... Oh sa ndoshta, me vine neper mendje sot, tani, pikerisht tani ne oret qe ti je diku nen shtypjen e dhembjeve, te cilat askush tjeter nuk do te mund ti duronte asisoj sic i ke duruar ti...neper gjithe oret e veshtira...
Ndoshta une flas vetem me veten time dhe e tera mbtetet vetem kaq, nje deshire, nje enderr per te te treguar se isha atje me ty, edhe pse ate dite, ato dite, nuk te tregova dot se jam.
Ndoshta keto qe them, qe shkruaj, ti smund te i lexosh me kurre. Ndoshta as qe do ti keshe marre me mend, se une te kujtoj deri ne te ndjerin e dhembjes per pamundesine, per humbjen e cdo mundesie qe te jem aty, qofte edhe me zerin tim, ne ato ore perpara se ti te rrezoheshe permbi drrasen e bardhe te veshur me atelonin e gjumit te perjetshem...te gjumit ne varrin e mbi Dheut..., ne ate gjume qe ndodhe shpesh qe te mos na dale me kurre...por shkojme duke buzeqeshur si neper mjegull, ne endrr... drejt qiellit...
Ndoshta ke dale, ashtu plagesh rrenuar e thyer, si te ishte trupi yt nje shkemb i plasaritur, nje akullnaje e krisur...ku vijat e prerjeve te kane keputur belin tend si te kishte rene ndonje Baloz me shpate...
Ndoshta diku atje, ulur mbi ndonje pirg te mendimit, ke mbeshtetur koken e zbehur mundimesh...dhe ke vene kryet mbi shuplaken e dores, ndersa syte i mberthen atje...ne ate piken tone, ku takohemi gjith-mendimeve te cmendura, te vuajtura, te dashuruara, te vrara, te rilindura e te ndara aq here e here...
Ndoshta tash, dy pika lot i derdhe ne oqeanin e kujtimeve...duke i rrezuar teposhte majave te shpirtit si rreke...qe neper krizmat e rrufeve te merzise...ma leshon edhe ndonje fjale te rende...duke e kaperdire fytit bashke me dhembjen qe ndjen...
Ndoshta...eh sa ndoshta...
Por tash eshte vone, shume vone te te pyes per dhembjet qe ke ndjere ate dite qe une nuk munda te jem aty sa per te me dalluar ti qe jam. Aty ku duhet te isha ate dite, kur ti u rrezove si Bjeshke...nen gjamet e stuhive te dimrave te liq.
***
Nese diku je..., une jam prap ne ate cakun ku shkojne e vijne udhet e ndarjeve te perkohshme apo te perjetshme. Udhe nder te cilet takohemi dhe ndahemi pa pritmas, dhe pa lamtumire.
Nese ndodhe qe udhet nuk mund ti marresh me, si me pare...me buzagazin tend dhe ate veshtrimin si shqiponje..., atehere une po e lej ne qiellin e hapur kete leter per ty...e mbase ylli i drites...do te ja shpalose ne sy atij Engjellit tend krahe praruar... E ai, do te ta sjelle ne shpirtin tend atje lart...ku qiejt bashkohen e ndahen dashurive te buta...deri ne shkrirjen e drites dhe erresires... Pikerisht atje, ne ate vijen e pa fundme, ku hapsirat e qiejve, mbulojne hiret e bukurive te tyre...atje, ne ate piken-vije qe ne arrijme te shohim vetem ne nje te milionten e sekondes...diten e mbrame...!