| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Ne oret e veshtira... E shtune, 16-06-2007, 06:14pm (GMT) Proze Te kam pritur gjithe ato dite, ato jave... Te kam pritur me ate ankthin e ndjenjes se humbjes se madhe. Nganjehere me rrihte zemra fort dhe ndjeja frike... E di sa keq jam ndjere? Per dite te tera me radhe jam ndjere ashtu sic mund te ndjehet njeriu qe humbet siperfaqen, kur mbytet poshte thellesive te nje deti, pikerisht atehere kur brigjet i leme diku larg... Ndihesha si i turperuar, deri edhe per ate pamundesi qe te merrja ne telefon. Ndihesha i pikelluar se perse nuk tu gjenda sado pak me nje fjale njerzore, per te te thene se lutem per ty, dhe te kujtoj ne ato ore te veshtira, e gjithnje. Nuk e kisha provuar nje ndjenje te tille, kurre ndonjehere tjeter. Mbase ishte vete magjia e dickaje te brendashme qe na mbante ashtu heshtur te lidhur aq fort... *** Ndoshta une flas vetem me veten time dhe e tera mbtetet vetem kaq, nje deshire, nje enderr per te te treguar se isha atje me ty, edhe pse ate dite, ato dite, nuk te tregova dot se jam. Ndoshta ke dale, ashtu plagesh rrenuar e thyer, si te ishte trupi yt nje shkemb i plasaritur, nje akullnaje e krisur...ku vijat e prerjeve te kane keputur belin tend si te kishte rene ndonje Baloz me shpate... Ndoshta tash, dy pika lot i derdhe ne oqeanin e kujtimeve...duke i rrezuar teposhte majave te shpirtit si rreke...qe neper krizmat e rrufeve te merzise...ma leshon edhe ndonje fjale te rende...duke e kaperdire fytit bashke me dhembjen qe ndjen... Ndoshta...eh sa ndoshta... Nese ndodhe qe udhet nuk mund ti marresh me, si me pare...me buzagazin tend dhe ate veshtrimin si shqiponje..., atehere une po e lej ne qiellin e hapur kete leter per ty...e mbase ylli i drites...do te ja shpalose ne sy atij Engjellit tend krahe praruar... E ai, do te ta sjelle ne shpirtin tend atje lart...ku qiejt bashkohen e ndahen dashurive te buta...deri ne shkrirjen e drites dhe erresires... Pikerisht atje, ne ate vijen e pa fundme, ku hapsirat e qiejve, mbulojne hiret e bukurive te tyre...atje, ne ate piken-vije qe ne arrijme te shohim vetem ne nje te milionten e sekondes...diten e mbrame...! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||