| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Legjenda e flamurit... E shtune, 16-06-2007, 06:14pm (GMT) Legjende sipas gojdhenes... "Trimi dhe maja e malit... Legjende Ne cdo fillim pranvere, ne malet e larta te alpeve tona, banoret e atyre maleve dalin bashke me bagetite e tyre ne bjeshke per te filluar verimin e mire, ku bagetia gjejne ushqimin me te mire te te gjitha stineve dhe japin bulmetrat me te mira te vitit. Atje lindin dhe rriten edhe te vegjelit e tyre, qengjat, kecat, vicat etj...! Atje edhe njerzit qe dalin me bagetite e tyre kalojne nje pushim mjaft te shendetshem duke marre energji te reja ne klimen e mire dhe ajrin shume te paster...! Mirpo kur njerzit dalin ne bjeshke, trimat kontrollonin gjithmone bjeshket ane e mbane, perpara se te vendoseshin ne stanet e tyre tradicionale te cilat rinovohen vit pas viti. Ashtu ata kontrollojne majat e maleve, se mos ndonje cerdhe egersirash qe ua demton bagetite eshte krijuar. Ata kontrollonin edhe per ndonje rrezik shembje mali etj. katastrofa natyrore...! Trimat pervec kontrollit te gjendjes se natyres se bjeshkeve, si kontroll kryesore kishin edhe vezhgimin e vazhdueshem te territorit toksore Ilire-Shqipetare. Kontoll te cilin e benin prej majes me te larte te maleve. Ata vezhgonin trojet shqipetarer se mos shkeleshin nga pabesite e armiqeve. Trimat dilnin ne maje te maleve shpesh edhe ne dimrat e veshtire. Prej atyre majave te larta, Trimat vezhgonin gjithe vendin me kujdes per te pare se mos ndonje ushtri e huaj eshte afruar me cadrat e veta diku rreth trojve tona dhe po pregatiste ndonje lufte tinzare... Nje here nje Trim i ri(burre ne moshe te re) ndodhej ne maje te bjeshkeve tona ne fillimin e pranveres se hershme. Ai kishte marre detyren prej me te vjeterve per te dale ate dite per vezhgim ne majen me te larte te malit, atje ku sic thone te vjetrit: "as dhija e eger nuk ngjitej dot". Mirpo ate dite sapo kishte dale Trimi ne maje te malit, afer majes se atije mali ne anen tjeter po ngjiteshin tinzisht disa njerz te maskuar nen helmetat e tyre te kohve te vjetra(para antike). Trimi i pa me kujdes dhe menjehere leshoje zanin e kushtrimit per nga ana e njezeve, atje poshte ne bjeshke ku njerzit sapo kishin filluar te vendoseshin tek stanet. Sapo djali leshoje zanin e forte duke thirre simbas zakonit mijra vjecare Iliro-Shqipetare: "O hiq kush Trim more, se na ra armiku!". Mirpo ata nuk munden ta degjonin as ta shikonin ate skene qe Trimi po krijonte ashtu duke u rrezuar kembadoras. Ne ato caste vjen nje Shqiponje malesh me dy koke e cila kishte folene aty afer dhe ia dobiti(ia rremben) kemishen djalit nga dora me kthetra dhe fluturon hava(lart) ne drejtim nga bjeshka ku ishin stanet dhe njerzit. Pasi ajo Shqiponje e rrembeu kmishen e trimit me kthetra...dhe po fluturonte duke e shtrire ne ere ne nje valvitje te dukshme. Trimi ndjeu ne shpirt nje clirim, pasi ne ata sekonda u bind se shqiponja do ta valviste gjate neper hapsire dhe njerzit do te kuptonin se cka ngjare. Neper ato levizje te shqiponjes kemisha u hap e tera ne ajr ashtu e gjakosur dhe njerzit e vune re ate skene te cuditshme. Shqiponja e cila fluturonte akoma mbi hapsiren e bjeshkeve me kemishen e gjakosur te cilen era e valviste te mberthyer ne kthetrat e saje, e leshoje poshte pas nje kohe jo te gjate. E leshoje pikerisht ne vendin ku njerzit kishin stanet ne bjeshke. Ate veprim e beri pasi i ra hapsires se maleve kryq e terthuer me ate kmishe te gjakosur ne kthetra...! Njerzit e shikonin me cudi ate skene ne hapsire dhe pasi kemisha ra ne toke shkuan dhe e moren. E moren te gjithe me radhe ne dore ne shenje nderimi dhe dhembje per djalin e ri dhe e pane me vemendje. Tek ai varr shkonin trimat vazhdimisht jo vetem per te vrojtuar trojet Iliro-Shqipetare por edhe per te kujtuar ate trim qe u be nje si i tere me ate maje mali. Ai u ngrit si shkembi i pare piramidal ne legjendat ruajtjes se trojeve e kufinjeve te vendeve e kombeve te ndryshem. Ate kemishe te lare me gjakun e trimit e valviste era gjithnje mbi ate shtylle te larte e cila mbi majen e malit me te larte, dukej prej nje distance shume te larget dhe i binte ne sy cdo njeriu. Me vone njerzit gjeten edhe ngjyren e gjakut ne guret e maleve dhe filluan ta perdorin ngjyren per lyerjen e rrobave etj. Ashtu ajo kemishe e kuqe vendosej atje ne cdo kohe e re, sa here vjetrohej. Dhe sa here e vendosnin te re, atje shkonte e njejta Shqiponje dhe e vezhgonte duke e qarkuar me tre fluturime per rreth asaje shtylle te larte. Levizjet e asaje shqiponje per rreth kemishes se ngjyrosur me te kuqe, krijonin ate lloj homazhi hyjnore qe ajo gjallese i bente kujtimit te atije Trimi qe u vra ne ate maje mali nga armiqte. Ashtu ndodhte edhe kur nena e trimit shkonte ne maje te atije mali tek varri i te birit per ta kujtuar, ne shenje dhembje malli e nderimi. Sa here qe ajo vajtonte me ligjerime te birin, ajo shqiponje dy krenore afrohej me fluturimet e saje rreth asaje maje dhe gjithnje zinte vend ne maje te atije druri te larte. Nena e trimit e shikonte ate shqiponje me dhembje por edhe me mall e nderim per ndihmen qe ajo i dha te birit te saje...dhe ashtu ajo qante me fjale te birin ne vajet e saje letragjike: "Bir, ti nuk je vetem ne kete maje mali te larte, Ashtu qante ajo nene me ligjerime per te birin e vet ne ate maje mali, kohe mbas kohe. Ndersa ajo shqiponje dykrenore i vinte per rreth tri here asaje maje mali te larte dhe pastaj pushonte mbi majen e drurit te larte duke degjuar vajet e nenes per djalin e vet. Ashtu ajo nene shqipetare, mijra vjet me pare, e lidhi fatin e djalit te saje me ate shqiponje e cila i pati sjelle lajmin e zi... Nena e djalit duke i lidhur aq mire detajet e ngjarjes me njera tjetren, duke patur nje dashuri te madhe e dhembje te madhe per te birin, ajo krijoje nje dashuri edhe per ate Shqiponje qe e solli lajmin e zi per trimin. Me ate menyren e saje te marrjes se kemishes nga duart e djalit dhe me valvitjen e saje neper hapsire. Si dhe duke pare qe gjithnje ajo shqiponje shkonte tek kemisha e re e ngjyrosur ne maje te atije druri obelisk, here mbas here dhe pushonte si ne shenje nderimi e kujtimi ne ate vend...Nena vendosi qe ne ate kemishe qe vendosej atje kohe mbas kohe si simbol kujtimi, qendrese, ekzistence...ajo vendosi qe te qendise shqiponjen dy krenore ne ate kemishe, me fijet e flokeve te saje te zi. Ajo i preu floket e saje te gjata dhe i beri spik(pe i zi i dredhur) me te cilin qendisi shqiponjen dy krenore me krahe te hapur ne nje cope, me te cilen qepeshin kemishat ne kohet e vjetra, cope te kuqe si gjaku sa permasat e kemishes se birit te vet. Permasa te cilat ishin sa gjeresia e krahve te nje burri dhe sa gjatesia nga qafa e burrit deri pak mbi gjunje. Pasi e mbaroje, ajo ua dha trimave duke u thene: "Keshtu do te behet gjithmone dhe do te vendoset majave me te nalta si kallxim per brezat se trojet mbrohen me gjek, me gjokset tona. Por edhe si kallzim per armiqte se ne nuk i leshojme majet e maleve tona pa derdhur gjakun tone. Gjakun tone te cilin nuk na e lene Shqiponjat tona kurre te na humbase kot, sepse ne dhe Shqiponjat jetojme bashke ne keto male! Dhe kjo le te quhet jo me kemisha e trimit, por "Krahnori i trimit"! Ajo e qendisi me floket e saje te zi, jo se nuk kishte spik(pe) te zi, por nga dhembja qe ndjente per te birin. Ajo e beri ate gje vazhdimisht, sa here vjetrohej ai "Kraheror i trimit" atje lart. Ajo e qendisi vazhdimisht ne nje cope te re me floket e saje, aq gjate sa jetoje. Ashtu pasi ndrroje jete ajo nene legjendare, grate shqipetare e qendisen shekull mbas shekulli ate "Kraheror te trimit". E qendisen me floket e tyre, si shenje kujtimi dhe besnikrie ndaj asaje ngjarje legjendare ku zen fill ngritja e simbolit te qendreses, ekzistences dhe nderimit e te njohjes si popull e si komb Ilro-Shqipetare. Grate shqipetare ua qendisen burrave te tyre ate simbol edhe ne gjoksoret, parzmoret qe vishnin kur ata shkonin ne beteja. Qe prej asaje kohe e gjer ne kohet kur kombi shqipetare filloje te organizohej nen drejtime mbretrish e ushtrishe te rregullta, shqipetaret vendosnin mbi majat e maleve, mbi lartesite e katundeve apo qendrat e medha te banimeve, vendosnin gjithmone ate cope te kuqe me shqiponjen e zeze dy krenore te qendisur ne mes me krahe te hapur. Ai ishte simbol lirie, trimerie, qendrese, njohje dhe autoktonie per shqipertaret ne cdo kohe. Sqarime fjalesh te vjetra: p.S: Shenim im si autor i ketije Tregimi-legjende: |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||