Leter mikes
Mike e dashur, të fala mu bëj miqëve,
mikeve që aq u deshëm...
të fala mu bëj të gjithëve,
dhe pleqëve të vjetër...!
Atyre mu bëj të fala shumë,
mu thuaj se shpesh i kujtoj,
dhe fjalët e juaja të urta,
mu thuaj se nuk i harroj!
Të fala mu bëj dasmorve,
mu thuaj se svij dot në gosti,
nuk pi dot më me ju atje,
as verë e as raki!
Të fala mu bëj borxhlive!
Thuaju se borxhet ua kam falur,
blini ca tokë e brigjë,
dhe bëhuni zot të mallit!
Të fala mu bej gjaksorve,
mu thuaj se ua kam falur gjaqet!
Besë me mua gjithmonë do keni,
skanë pse të u skuqen faqet!
Ish kohë e çmëndurisë,
E vitit nëntëdhjetë e shtatë,
Ku u vratë deri dhe me Fis,
Por dhe vehtën e vratë!
Të fala mu bëj spiunve,
mu thuaj se nuk i kam marrë mëri,
ska gjë pse mu shpifët aq shpesh,
tek "Kazani" i juaj parti...!
Të fala mu bëj thashethemexhinjëve!
Mu thuaj se ju nuk ju fal kurrë !
Se ju jeni si gjarprinjë...
Që helmoni e fshiheni nën gurë...!
Mu thuaj se kudo që të fshiheni
Zoti me rrufe do të ju gjuaj!
Nëse ju udhë sdo të ndrroni
Qielli ska për të ju pranuar!
Të fala mu bëj maleve,
udhëve mu bëj të fala shumë,
lumenjëve, detit e dallgeve,
mu thuaj se nuk ju harroj kurrë!
Të fala mu bëj gjamëve...
ah` njerzeve që shkojnë në zi,
mua thuaj se me ju unë qajë
Edhe në këto largësi!
Të fala mike e dashur, të fala,
çdo pllëmbë toke të atij dheut,
ku ëndrrat i shoh çdo natë...
Të fala mi bëj Atdheut!
Llemadeo
Germany