Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E enjte, 08-01-2009, 12:05am (GMT) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
 » Luigj Gurakuqi
 » Lazër Stani
 » Lindita Arapi
 » Luljeta Lleshanaku
 » Lekë Matrënga
 » Leka Ndoja
 » Luan Starova
 » Lamë Kodra
 » Llemadeo Dukagjini
 » Lekë Gjoka
 » Lumnije Hoxha
 » Lindita Dragusha
 » Luljeta Danaj
 » Lluka Perone
 » Lazër Shantoja
 » Laureta Mema
 » Luigj Çekaj
 » Lindita Komani
 » Lazër Radi
 » Leonard Seiti
 » Lek Pervizi
 » Lasgush Poradeci
 » Liman Zogaj
 » Lindita Agolli
 » Liridon Miftari
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R-RR
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët L-LL » Llemadeo Dukagjini
 
Grimca poetike, Thënie dhe Këshilla
E merkure, 25-06-2008, 05:18pm (GMT)

Lavdisë

O fjalë e shenjtë, që vetëm për heronjtë e vërtetë dhe vlerat je krijuar,
A smë thua, çkanë me ty servilët, ata që hero e thërrasin
Çdo mik a mike të tyre´ që qefin ua bën…,
Çdo të korruptuar të kohës´ që orekset ua ushqen ?!

A smë thua o shkëlqim i gjithë universeve,

çfarë kanë me ty pseudotë e çdo lloji,

të cilet vetvetes' papushim, grada i ngjeshin...?!

Ndërsa me shkarraviteje, vlerat zënë e përqeshin!


Ti qëndro atje lart o fjalë hyjnore,
Në kupën më të lartë të qiejve´ qëndro´
Dhe dritë në ballë mu bëj vlerave dhe Heronjëve !
Ndërsa pseudotë, mashtruesit ´ i injoro !

Vuajtjet...!

Ah` sa dhëmb kjo fjalë
sa trishtim krijon,
pasi vuajtjet nën dhëmbje,
askush nuk i duron !

Kur trupi dhëmb´ sëmundjes së rëndë...
kur shpirti dhëmb´ plagosjesh gjithçfarë...
nuk ka jo´ grua, por as burrë nuk ka,
që vuajtjeve të dhëmbjeve të u bëjë ballë !

Por ka ca vuajtje aq të pështira...
aq të dëshiruara nga disa meraklinjë,
nga ata, që gjithë jetën vuajnë për tu dukur...
ata, që njëri tjetrit i lëpihen´ në trajtën; Servilë...!

Nëse e don një mik… !

Nëse e don një mik vërtetë
Nderoje aq sa ai e meriton,
Nëse do ti thurësh lavdi të kotë…
Mos thuaj që ti' atë mik e don !

Nëse don të bësh diçka për Atdheun…:

Nëse don të bësh diçka të mirë për atdheun,
Mos mendo kurrë për lavdi dhe emër!

Biles do të ishte mirë, ta bëje çdo gjë në heshtje !
Them për ata, që e bëjnë çdo gjë me shpirt dhe zemër!

Atdheu nuk ka nevojë…!

Atdheu nuk ka nevojë që vetëm të thuash; që e don !
Por Atdheu ka nevojë të ia shërosh plagët´ kur ai rënkon!

***
Atdheu nuk ka nevojë që ti të mburresh me emrin e ti !
Por atdheu ka nevojë që ti ta nderosh me punë e ndershmëri !
***
Atdheu nuk ka nevojë për emrin tënd plot lavdi…
Por ka nevojë që të mos lëndohet` kur përmendesh ti !
***
Nuk ka nevojë Atdheu për paratë e tua, as për tënden pasuri !
Por ka nevojë për njerëz të vërtetë,
me plot kuptimin dhe vlerën, që ka fjala: Njeri !

Të heshtësh dhe të dëgjosh…:

Është Urtësi të heshtësh përpara të liqve !
Ashtu siç është Fisnikëri´ të dëgjosh zërin e miqve !
Por është detyrë për çdo njeri, që të ngrejë zërin;
kundër intrigave të zemërliqve !

Për të kalurën dhe të ardhmen…:

Mos më thuaj se është i ditur ai që përserit vetëm të kaluarën !
Mos më thuaj që nuk është Gjeni´ ai që krijon dhe parashikon të ardhmën !

Një kritizieri:

Do ta kisha dëgjuar me endje Kritikun e vërtetë,
i cili është si mjeku që shëron !
Por nuk mund ta dëgjoj kritizierin e rremë…
i cili ngjan me veshgjatin´ kur pëllet…,
sa herë që Kalorsin në udhë e shikon!

Një "Fallxhorje filxhanash"

O ti që me fatin e të tjerve´ në llum të kafesë luan…
Dhe aq herë pesimizëm, intrigë e urrejtje´ tek të tjerët mbjell…
Ndërsa unë pa të ta parë fare filxhanin tënd´ po të them:
Se ti´ vetëm me gjarprin` helmonjës, shëmbëllen…!

Te vuajturve për tu dukur…:

Nuk thashë, që ti nuk je gojtarë !
Nuk thashë, që nuk din ti bësh gjërat bukur !
Por të them që; asgjë nuk të vete mbarë,
Nëse çdo gjë që bën´ e bën për tu dukur…!

Atyre që mburren me numrin e librave të tyre…:

Më kot´ ti boton dhjetra libra, andej-këndej,
Tek Botuesit, që duan vetëm të fitojnë para…
Çdo fjalë do të fluturojë në erë´ e humbur,
Nëse ti, si konkurent e shikon mikun që ke në krah…!

Të krijosh vërtetë…!

Të botosh çfardo, sot është e lehtë, për çdo pareli…
Por të shkruash bukur, të krijosh vërtetë,
Për të mbetur përjetësisht i lexueshem,
Është punë e të rradhve, e të lindurve për atë Dashuri…!

Poetve që bëhen politikanë…:

Më falni or miq që po ua them;
Por ju e humbët udhën e bukur të poezisë,
që atë ditë kur vetveten e tradhtuat,
duke rendur pas Fronit e Pasurisë…!

Kopjacve…:

Nuk është mirë që gjetjet e të tjerve…ti vidhni !
Nuk është aspak mirë as dhe figurat e të tjerve ti përdorni…
Me vjen keq që udhën e humbni,
Sa herë që diçka, aty´ këtu… kopjoni !

***
Asnjë kopjac fjalësh apo i gjetjeve të të tjerve
Nuk mund të quhet krijues, poet apo shkrimtarë !
Nuk mund të jetë kurrën e kurrës vetvetja !
Ai smund të jetë as thjeshtë; lexues i kujtueshem, e jo më gazetarë !

Puthja…:

Oh, sa këndshem, më knaqe shpirt...; i thosh ajo !
…dhe një herë…! Dhe i varej si Lastari´ në Plep…
Prit zemër, prit se ma zure frymën…thosh ai,
Oh, jo jo, dua prap, më puth, …mu jep…!


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Të fala Atdheut (29-11-2007)
Ndarja e kombit (04-10-2007)
Ne vjeshte... (12-09-2007)
Në çastin e ndarjes… (16-06-2007)
Legjenda e flamurit... (16-06-2007)
Ne oret e veshtira... (16-06-2007)
Letra e kthyer… (16-06-2007)
Kushtim (Nexhmije Pagarusha) (16-06-2007)
Mësuesit të madh Mehmet Gjevori (16-06-2007)
Biografia ime… (16-06-2007)
Në vënd të letres…! (16-06-2007)
Do te vi... (16-06-2007)
Zanës së zemrës! (16-06-2007)
Të fala Atdheut (16-06-2007)
O Nëna ime…! (16-06-2007)
Me bisht te syrit... (16-06-2007)
Në ëndërr mbrëme (16-06-2007)
Sot... (16-06-2007)
Muret...! (16-06-2007)
O zot, ku je ?! (16-06-2007)
Ne enderr... (16-06-2007)
Kosovë! (16-06-2007)
Ty... (16-06-2007)
Bilbilit (16-06-2007)
Dashuri (16-06-2007)
Asaj...! (16-06-2007)
Treni i fundit (16-06-2007)
Ajo...! (16-06-2007)
Atij...! (16-06-2007)
Leter mikes... (16-06-2007)
Ti kohe..! (16-06-2007)
Motres time (16-06-2007)
Ne piken "Askund" (16-06-2007)
Elegji kushtuar Papes Gjon Pali i -II-te (16-06-2007)
Dua të jem…! (16-06-2007)
I mora dhëmbjet… (16-06-2007)
Kur më vjen dhe më ikën… (16-06-2007)
Trendafiles..! (16-06-2007)
Pas dritares tënde... (16-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]