Letërsia Shqiptare

Luan Starova
E shtune, 16-06-2007, 02:38pm (GMT)

Luan Starova
Luan Starova është pranuar anëtar i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve në kuvendin e fundit zgjedhor të saj. Akademia nuk ka pasur asnjë anëtar shqiptar që nga themelimi i saj, çka së fundi kishte nxitur reagimin e intelektualëve shqiptarë të cilët kishin paralajmëruar themelimin e një akademie të ngjashme, nëse Akademia Maqedonase do të mbetej pa anëtarë shqiptarë. Luan Starova është një ndër shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë. Ai është autor i shumë veprave letrare dhe eseistike. Veprat e tij më të rëndësishme janë: “Kufinjtë e pranverës” (1971), “Njerëz dhe ura” (1971), “Barrikadat e kohës” (1976), “Afrime” (1976), “Relacione” (1980), “Pranvera kineze” (1984), “Miqtë” (1986), “Kontinuitete” (1988), “Kartagjena nuk mposhtet” (1993), kurse librat me temë nga Ballkani janë: “Librat e babait” (1992), “Koha e dhive” (1993), “Çelësi ballkanik” (1994), “Muzeu Ateistik” (1997), “Dheu i mbjellë” (1998), “Rruga e ngjalave” (2000), “Kështjella prej hiri” (2002) etj. Shumica e librave të tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Shtëpia Botuese “Fayard” ka botuar tre libra të tij në gjuhën frënge për punën e tij krijuese ka fituar disa çmime ndërkombëtare. Libri “Koha e dhive” është shpallur roman i vitit në Francë, çmim që, ndër shkrimtarët e këtij rajoni, përveç Starovës, e ka marrë vetëm Danillo Kish. Starova është fitues edhe i çmimit “Jean Monnet” në edicionin e romanit më të mirë evropian.
Luan Starova ka përkthyer në gjuhën maqedonase Anton Pashkun, Rahman Dedajn, Fahredin Gugën, Azem Shkrelin, kurse nga frengjishtja në gjuhën shqipe ka përkthyer një përrzgjedhje poezish nga Andre Frenos. Luan Ai ka një karierë të pasur diplomatike si Ambasador i Jugosllavisë në Tuniz dhe ambasador i Maqedonisë në Francë, Spanjë, Portugali dhe UNESCO.

Web: www.starova.com.mk



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.