Të gjashtë talentet e Jezu Krishtit
E diel, 02-12-2007, 09:41pm (GMT)
Aso kohe kur J. Krishti u shpërndante talentet njerëzve Veproi si ta them ndryshe krejt si nji gjeni. Njeirut të parë i dha tre. Njeriut të dytë i dha dy. Njeriut të tretë i dha vee nji…
Plot nji vit më vonë i thirri në raport të gjithë, Dhe u kërkoi llogari se ç’farë kishin bërë me paratë, Njeriu i tretë kishte nji… Bile të fshehur nën jastëk. Njeriu i dytë kishte katër Se duket kishte bërë biznes. Njeriu i parë kishte nëntë Dhe rrinte krejt si bos…
Dhe a u shkon nëpër mëndje Se ç’bëri Jezu Krishti në at moment? Ja mori talentin atij që kishte nji Dhe ia dhuroi atij që kishte nënt Mandej foli si me të qeshur Por me shumë sinqeritet; Kush nuk punon aq sa ku mundet S’ka për të pasur kurr asgjë në xhep.
"Monte Fiore Hospital" Gusht 2005.
|