Letërsia Shqiptare

Të Dielat në spital…
E diel, 02-12-2007, 09:42pm (GMT)

Pra të Dielat në spital vërtetë ishin të mërzitshme.
Bile edhe më të mërzitshme se ditët e zakonshme të javës.
Po ata visitor të përhershëm po ajo vetmi në dhomat e turistëve,
Dhe asgjë e re për tu shënuar në fletët e kalendareve.

Të dielave zakonisht mëngjesin e hanim në ora tetë’
Pastaj 30 minuta shëtisnim nëpër koridore…
Dikush treste ushqimin, dikujt mendja larg i kishte tretë
Te hallet e familjes apo ndoshta diku tej në një shtatore.

Në këtë cak lexuesit duhet të kenë para sysh këtë të vërtetë;
Sepse unë shtatore u them;
Vetëm nënës dhe atdheut.

Mandej vinte dreka si mbi krahë pulash të pjekura,
Me shkëmbime gjellësh të ndryshme dhe përcaktime kombësish.
Ne që nuk e hanim dot mishin e kafshëve të detit,
Gostisnim me to, varfanjakët e Meksikës.

Të dielave si e pabesueshme edhe mbrëmjet fillonin qysh pas dite;
Kur mbi malin Hell akoma.
Shëndrisnin rrezet e kuqrremta të diellit…
Ec pastaj e fleje po deshte ec e prishja qetsinë rregullit.

Aty pas mesnatës bininm në gjumë gati si të vdekur.
Dhe shihnim pothuajse të gjithë vetëm ëndrra me fëmijë.
Dhe siç dukej flinim të lumtur, jo se kishte filluar e hëna;
Porse e diela e ardhshme ndoshta s’do të na gjente më aty.

Pressbyterian Hospital Tetor 2005


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.