Peisazhe të vranta vjeshte të pame prej dritareve të spitalit
E diel, 02-12-2007, 09:45pm (GMT)
Tutje në horizont ca karvane resh si të murme Si karvanet e deveve lëvizin ngadalë drejt veriut Nëpër gungat e qafave të tyre si të plasaritura ngathatsira Kishin filluar të pëlcisnin currilat e parë të shiut.
Mbi majet e pemëve të super ngarkuara me atmosferë dhe ketrra Trafiku i zjarrtë i vetetimave sikur u hapte udhë rrufeve Ja më së mbrami ca si fshesare të padukshme erërash Ankoronin aty këtu varkëzat e vogla të gjetheve.
Tashmë në rrugë s’dallohej më asgjë; as veturë as këmbë njeriu Veç tek tuk ndonji palmë e përkulur si vetë vjeshta. Mbi xhamat e dritareve si gjilpëra të mprehta shiut Përplaseshin me shumë forcë dhe gati krejt si heshta.
Në qytetin White Plains kishte rënë kështu befas nata Me nji muzikë si të trishtuar që të kujtonte ritmin bluz. Kur ja si për fat në dritën e prozhektorëve të lagur Mu bë se pashë gruan time që hypi e fundit në autobus.
Dhe u qetsova disesi nëqoftë se qetësia nuk është gënjeshtër! Dhe bëra këtë kërkesë në pejsazhin tim për vjeshtën; Më jep moj stinëz një shkëmb të sapo sjellur në tokë prej hënet Që ta bëj gur mullirit dhe ti bluaj me të të gjitha dhëmbjet.
Pressbyterian Hospital, Shtator 2005
|