Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E enjte, 08-01-2009, 12:20am (GMT) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
 » Luigj Gurakuqi
 » Lazër Stani
 » Lindita Arapi
 » Luljeta Lleshanaku
 » Lekë Matrënga
 » Leka Ndoja
 » Luan Starova
 » Lamë Kodra
 » Llemadeo Dukagjini
 » Lekë Gjoka
 » Lumnije Hoxha
 » Lindita Dragusha
 » Luljeta Danaj
 » Lluka Perone
 » Lazër Shantoja
 » Laureta Mema
 » Luigj Çekaj
 » Lindita Komani
 » Lazër Radi
 » Leonard Seiti
 » Lek Pervizi
 » Lasgush Poradeci
 » Liman Zogaj
 » Lindita Agolli
 » Liridon Miftari
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R-RR
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët L-LL » Luljeta Danaj
 
Balade mbi mosparagjykimin
E shtune, 16-06-2007, 03:09pm (GMT)

Për ty, Artem


Avokati i Popullit Genc, shqiptari me rrogën shtetërore më të lartë, shtatëmbëdhjetë mijë USD në muaj, në fillim të shek. 21K çeli një zyrë të re që do të shërbente në pasdhomë për të.
QYTETARJA E KULTURUAR E SHTETIT u shkrua mbi derën ku Menaxheri i Menaxherëve Manol duhej të merrte faturat e ditës. Arsyetoi me mend ta afronte si profesion midis Mëndeshës e Psikanalistit dhe pa e lënë veten të shuhej në kuriozitet trokiti në derë. Zonja, sipas protokollit duhej të vishej me të hirta dhe të kishte një zyrë rrethuar me pasqyra.
- Ofiq i padëgjuar! - tha ai.
- Në bazë të rezolutës së bërthamës së psikietërve në shekullin tonë të ri u quajt kështu.
- Pra, ti menaxhon veprimet parazitare të duarve, thonjve, vetullave etj. Të Avokatit të Popullit Genc?
- Nga pasqyrat e kuptove?
- Po.
Menaxheri i Menaxherëve Manol, pikësëpari, si zakonisht kontrolloi kokën e dokumentave. Avokati i Popullit Genc formulonte shkresën me Republika e Popullit, data, numri i faturës dhe në vend të: E Nderuara Gjykatë! shkruante në kompjuterin e tij flagrancën: Kurva e Mutit! pastaj me komandën replace hiqte dorë nga lidhja e tij emocionale me dikasterin që i jepte bukën e kalamanjve dhe e shndërronte Kurvën e Mutit në Të Nderuarën Gjykatë për t'u arkivuar me vulën e ekzekutivit më të lartë. Mbivendosja qe kryer në rregull.
Nevoja e zyrës së Qytetares së Kulturuar të Shtetit lindi pas incidentit diplomatik që shkaktoi Avokati i Popullit mendjefyell m'u në majë të Akropolit, i veshur tebdil duke u zënë me grushta me grekët. Pranë iu gjend një grua që i arsyetoi se nuk mund të kapesh me grekët ashtu në Akropol. Mund t'i lash hesapet ngado, në ndeshje futbolli, buzuk, Kakavijë, nga zyra e tij e Strasburgut, në Zapio, po jo në Akropol. Ishte nacionalist dhe nacionalizmi hyn tek ndjenjat e verbëra! Pa akademira!
Avokati i Popullit Genc si njeri normal, që djalë i vogël s'kishte bërë kurrë pederastira, pasionant në miqësi e shoqëri me burrat nuk mbahej kur lëshohej pa duar mbi gratë, se nuk e përceptonte dot të kishte njerëz që merrnin kënaqësi nga trupi i vet, gjë që nënkuptohej, ai nuk kish masturbuar as edhe njëherë të vetme, çuditej sa s'ka me tipat që vetëkënaqeshin edhe kur pinin një gotë limonatë tek pullë në kafeteri. Me instiktin mbresëlënës të njeriut që s'quan kënaqësi gjë tjetër veç të qëndruarit pranë e ngjitur me dashurinë, po sipas etikës, ai brez që nuk arrin të realizojë dashurinë e vet s'ka të drejtë morale të kërkojë qiqra në hell, rezultonte veç një monogam i përbetuar e problematik.
Zyrtarja që fliste me italishte kardinalësh do t'i qëndronte pranë për t'ia zbutur huqet në shërbim të së ardhmes. Ai e harxhonte shpirtin sa s'ka me instiktet e tij fshatarake dhe idetë e larta që kërkonin realizim veniteshin nga paragjykimet.
- P.sh. Avokatit të Popullit Genc dje i digjte mjekra dhe donte patjetër një shpjegim të plotë mbi origjinën dhe efektet anësore të fenomenit. Unë i tregova se kjo kishte të bënte me gjyshin e tij nga fshati në Malësinë e Jugut, në Therepel. Emër i egër, ë! Andej nga theren pelat! Gjyshin e kishte ngrënë qeni i shtëpisë. Gjyshi nxorri koburen dhe e vrau, se për qenin që ha të zonë nuk ka alternativë tjetër.
-Vetëm kaq?
-Jo, detyra ime ka të bëjë me mbulimin teorik të çështjes. Avokati i Popullit Genc nuk duhet të paragjykojë as gjyshin, por as qenin.
- Kam një hallë unë, moj ti! Në Therepel e kishte emrin Ndërtime, po kur zbriti në qytet e ndërroi me gjyq dhe u quajt Ramona. Është një hallë e allasojshme, që nuk i fakton dot një gabim t'ia shohësh me lente zmadhuese fjalët dhe nuk e kupton dot ku ta hodhi vetëm se të bën për hekura!   
- Avokati i Popullit Genc nuk duhet të paragjykojë hallën Ramona! Avokati i Popullit Genc nuk duhet të paragjykojë as shenjat e pikësimit të të folurit.
- Pale, kur fillon e derdhet kupa halla Ramona ia këput një të qeshure: Pas furtunës bën mot i mirë!
- Avokati i Popullit Genc nuk duhet të paragjykojë as shiun, as rrufenë, as hapjen e motit.
- Kur ishim të vegjël halla na vinte të shkruanim për çdo javë një fletore bukurshkrim nga kreu në fund me përralla ruse dhe ne shkruanim më bukur me alfabet cirilik se me gërmën latine. Adi Dervishi tha: Përrallat ruse bëjnë, tonat nuk bëjnë! Përrallat ruse e kalisin fëmijën, sa mbaron një vështirësi fillon tjetra dhe pas një zinxhiri të gjatë përpjekjesh heroi arrin ku do. Përrallave tona u vjen fundi i lumtur pas vështirësisë së parë që kalon heroi, prandaj fëmijët tanë bëhen depresivë në jetë kur mbyten që me lugën e parë.
- Avokati i Popullit Genc nuk duhet të paragjykojë tregimet e moçme shqiptare. As Zukun Bajraktar. As bukurinë e Tanushës që të le pa gojë. As Tanën e pashës, pas së cilës na merrte koka erë dikur.
Ndonjëherë u sosnin intimitetet familjare dhe dëgjonin tupanat e revolucionit popullor m'u para zyrave të tyre.
- Shokë! Ne na u çmend lopa! - klithte Avokati i Popullit Genc. - Të rebeluarit shkallmuan me kaptinën e arkës së liderit të vdekur derën e kryeministrisë, pastaj vodhën pajisjet e zyrave të institucionit më të lartë ekzekutiv për të mobiluar shtëpitë e Kodërkamzës. Për një tavolinë u vranë me njeri - tjetrin gjashtë njerëz që e kishin kapur në mënyrë të baraslarguar: S'e merr ti, e marr unë! E mori i shtati që erdhi i fundit.
- Avokati i Popullit Genc nuk duhet të paragjykojë puçistët. - fliste me zërin e saj të përmortur mbushamendës Qytetarja e Kulturuar e Shtetit Flutur.
E kështu ajo dhe Menaxheri i Menaxherëve Manol u lidhën pas Avokatit të Popullit Genc si mjekët e natës pas pacientit të reanimacionit.
Në shekullin 23K pinjolli i fundit u ringjit në fronin e Avokatit të Popullit, ku një gjyshpasgjyshi i tij pat emëruar Qytetaren e Kulturuar të Shtetit, në vendin vakant, ngjitur me zyrën e vet në të cilën Menaxheri i Menaxherëve merr faturat e ditës. Ata të tre, sipas traditës së trashëgimit të emrave kryq në emër të gjyshit, babait dhe birit kishin po ata emra të origjinës së stafit: Genc, Flutur dhe Manol. Qytetarja e Kulturuar e Shtetit Flutur e veshur në të hirta ka po atë detyrë, të menaxhojë veprimet rudimentare të duarve, thonjve, vetullave etj. të Avokatit të ri, me origjinë të largët nga Therepeli, dikur një fshat i braktisur nga vendasit që udhëtuan mbi opinga për t'u bërë kryeqytetas. Sot shtëpia stërgjyshore në Therepel është boshti centrifugal i një komuniteti të lulëzuar kinez.
Merre me mend sa para ka ecur bota si në lidhje me mosparagjykimin e njerëzve që shkaktojnë ngjarje në të majtë, si në mosparagjykimin e ngjarjeve që shkaktojnë njerëz në të djathtë. Nuk arrin dot të bësh ndonjë lidhje me të kaluarën e hidhur.
- Ç'është kur të kruhet hunda? - pyeti Avokati i ri, që me shkrirjen e kontinenteve në një shtet të vetëm quhej Avokati i Ne Njerëzimit dhe për fat si nga antikiteti romak ishte përsëri shqiptar.
- Bëhet fjalë për një hallë të motmotshme. Tek stili i saj i ka fillesat shpikja e rrotës dhe levës: Teoria Gjigande e Mosparagjykimit! Pa të nuk do mund të përfytyrohej zhvillimi i sotëm. Ah, si ishte! E paqortueshme! Kishte një mbesë fizikane, e mbiquajtur Talenti në faile - t federale, menaxhere tek raketat e NASA - s. Mbesa e mbikqyrte, por nuk mund ta kapte kurrë me fjalë në gabim. I ngelej vetëm turfullima dhe përbetimi të mos ia shihte kurrë më sytë, pa thënë dot pse, por në çastin e fundit halla Ramona fuste kokën në derë dhe i thosh: Valbona, mos u mërzit! Ha, ha, ha! Pas furtunës bën mot i mirë! Shejtanka! Kishte një të qeshur tërë dritë! Po të mos ishte ajo hallë Valbona nuk do t'i kishte ngjitur shkallët e karrierës gjer tek NASA dhe nuk do t'i nxirrte raketat në hapësirë nëpër tunelet e teletransporteve me shpejtësinë e mosparagjykimit.                                                                                      


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Një mbrëmje (16-06-2007)
Dy Pleq... (16-06-2007)
Në familje (16-06-2007)
Lejlekët (16-06-2007)
Muzgje ne Valbone (16-06-2007)
Pavdekesi e dashurise (16-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]