Kushuriri Filip kishte dy sy për të parë Elfang Ikonomin tek limoste thiken me te cilen priste rripa - rripa kokrrat e vogla te molleve te kopshtit dhe i hapte fetat rrumbullake te mollcinave nder carcafe, ne ballkonin perendimor perkarshi klubit MERZIA, per t'u thare me pahir nen diellin e rralle te atij tetori me shira.
Nena i kapte kurore ne koke tri gersheteza, per te cilat e qeshnin femijet e shkolles dhe vajzes perdite i duhej te kundershtonte shoket, jo nenen.
- Je vajze qe ke dy mosha, Elfang, tete vjec sa je, dhe tridhjete e tete per nga mencuria, - i thoshte kushuriri Filip.
Te gjitha ato pune grash qe ka bere ne femijerine e saj Elfang Ikonomi, duke kujdesuar si meme e mire me te vegjlit, thote perhere, se qe tete vjec. Eshte mosha kur femija identifikon gjinine ne marredhenie me te tjeret.
Klubi MERZIA, kishte nje histori, nga ato qe popujt mesdhetare i kane me shumice per te shashtisur te huajt, porse vete as ua shijojne ekzotiken e perdorimit. Pasi dorezoi mikrofonin e Radios Kombetare Rudi Gurgai vendosi t'ua punonte te gjithe jeziteve qe hodhen ne ere themelet e karrieres se tij te shkelqyer njezet e nente vjecare ne radio me ane te klubit MERZIA. Gjithe elita e kultures e beri menjehere klubin e vet. Ata e lexonin MIRESIA emrin e tij dhe kapercenin pragun me buje. Kalimtaret e zakonshem shihnin nga rruga te zbardhur nga tmerri i metamorfozes te te jetuarit te personazheve te ekranit e shout nga nje jete dembele e kotese nen diell ne nje pervujtng ferri neper bodrumet e lageshta, sepse artistet jane lloji i duhur per ta renduar grepin me shpejt nga njerezit e zakonshem. Qene pikerisht ata, koleget, qe ushqyen zjarrin per t'u perveluar vaji i zemres se Rudi Gurgait dhe i hidhnin grushta me kripe ne vendet e plageve. Ca pika uji ngelen nga begatia e nje gruaje sykalter, ndaj Rudi Gurgai u transformua prej vetmise e bojkotit si kallam i gjate biruar mes ererave dimerake dhe me fijen e fundit mbetur nga shpirti i tij altruist vendosi te krijoje rendin e klienteve te klubit MERZIA, me te madh edhe se ai i koleoptereve per te ndeshkuar shtate gjykatoret e vet, tre te pakoke dhe kater te pashpirt.
Spartanizmi i vajzes qe rritej per ate mbremje, kur te gjendej ne proven e shkeljes se pragut te klubit qe do ta gabonte po jepte perhere e me dukshem shenjat e lengates. Shihte me sy te zmadhuar nga dritarja duke ngrene molle te thata mbi jasteket me faqlla damasku ku turlilloj macesh lozin me lemshe ose duke qepur te tjere jasteke dizenjuar me macka. Sidomos nga fundi i vererave dhe fillimi i vjeshtrave, kur Elfang Ikonomi ia fillon venies se zahireve te dimrit, sikunder nena ia ka mesuar, qyshkur i zinin punet doremedore dhe kuzhina i rri mbushur me fluturza e miza tharmimi nga turshite, recelrat, mjaltit me qepe e mjaltit me arra, kriposjes se ullinjve dhe fermentimit te rrushit, i behet se nje nevoje e pernjimendtte do ta ngreje e do hyje ne klubin MIRESIA.
Klientet sapo kalonin pragun leshonin nje te vjelle te bollshme, pastaj nisnin te tregonin per vete, te jepnin intervista, te ndanin cmime e te shpiknin festivale per cmimet e marra dhe villnin parreshtur, sepse asnjehere nuk mundnin ta nxirrnin gjithe c'kishin ne bark e te liroheshin. Zori qe u kish hyre nen lekure i bente te ngjasonin perdite e me shume me kufomen e Rudi Gurgait. Frika e vdekjes u provokonte urine, po jo urine jetedhenese te ushqimeve e pijeve te shendetshme te lokalit, por urine inerte te se keqes, ndaj nisnin te hanin nje nga nje sipas rradhes te vjellat e veta, pa dale kurreme nga cirkulacioni i veteneveritjes.
Popullariteti i klubit MIRESIA sa vinte e rritej me kerkesa te paperballueshme per anetaresim. Rradha qe njesoj e gjate nga te dy krahet, si prej te ikurve nga feja dhe ligji, si nga ana e momave, histeria e te cilave ndaj nderit ne emer te kambialit qe kane firmosur per martesen i ben te kullojne nga poshte edhe kur perqafohen me kushurinjte. Ekstremistet e te dy kraheve njelloj kishin marre pjese ne lincimin e Rudi Gurgait, domethene, kishin shkarravitur natyren, gjate tentatives per t'ia mbrehur qafen ne kular. U rregjistrua dhe viktima e pare ardhur ne jete me aplikimin e klonimit sipas personazheve me simpatike nga letersia kombetare. Qe Andi Fili Pandi i Zija Celes. Tenori Andi Fili Pandi e pat lene veten ne perleshje me trupa te tjere njerezish, burrash e grash dhe terhiqej andej nga i varej penduli i vetekontrollit. Edhe kjo paskesh qene gjithepoaq arsye qe te lidhej me rrethvjelljen ne dyshemene e klubit.
Perendite hane vetem umbroze dhe nektar, po ne klubin MIRESIA hane te vjellat e ftohura, qarkuar prej gjelles se zotave, sepse ndjeheshin aq te dorezuar nga cfare kishin bere per njerezit, duke u dhene prova te forta, te tilla, qe jo civiliteti i shoqerise shqiptare, po njerezimi vete, do edhe dymije vjet te tjere per t'i arritur.
Ne te njejten kohe te veshtire te pasdites, Elfang Ikonomi kerkonte ne dritaren e dhomes se saj nje te vjelle shpetuese. Nevoja e paplotesuar per te vjelle e bukoste nga mundimet e shtatzanive te kaluara me mungese te vjelle dhe udhetimet e gjata e te shpeshta neper autobuzet pa dritare qe hapen e me kondicioner jashte sherbimi. Femijet dhe grate villnin ne cdo kthese. Kokat e udhetareve dukeshin si lulelakra te fishkura qe vozisnin ne ajrin e qelbur.
Po ne bark, aty ku duhej te shkuleshin rrenjet e te vjelles, Elfang Ikonomi shkulte rrenjet e loteve. Lotet ndiqnin pas nje britme te kithet qe i shponte syte.
Klubi MIRESIA arriti arsyetimin me te forte te religjionit te vet pas debatit publik, duke i dhene grushtin perfundimtar mospranimit te Sektit Eleonore, madje vuri ne dyshim dhe ate te Bektashinjve, qe nga koha e Fevri Pazarit te pare, te cilet e kishin kapercyer krijimin e bektashit pa procesion te vetin gjate nderrimit te jetes, perpos ritit musliman me dymbedhjete metrot e kambrikut qe mbeshtillnin meitin e sapolare te qeruar me brisk.
Rudi Gurgai e shpalli te Pare dhe te Fundit, piken me te dobishme te perligjies se nje feje: Arsyen e vdekjes dhe festen e saj! Humbja e jetes me ane te aktit te felliqur te te vjellurit! Veteneveritja!
Edhe pas nje cerek shekulli kushuriri Filip ka po ata dy sy pleqerore per ta pare Elfang Ikonomin te dremitur mbi jasteket me faqlla damasku ku turlilloj macesh lozin me lemshe. Eshte nje demagog i deklaruar nga ata qe duan t'u rritin krahet pushatakeve, djemve e vajzave te fisit. Sapo ajo u permend i tha:
- Sikur dora jote te perthyhej pesembedhjete grade me lart, ti, Elfang, do te dukeshe si grua ne gjume, po ti ke gjithmone dy mosha Elfang dhe dukesh si femije.
Kushuriri Filip vinte per te therrur qengjin e taksur per Diten e Pashkes se Madhe. Si per cdo vit, ai nuk e fryjti nga kembet per rjepjen e lekures, por vazhdoi ngadale duke terhequr nje muhabet te lezecem per te afermit. Elfang Ikonomi zorret per kukurec i mblodhi ne krahun e thyer duke i lidhur ne forme nyje marinari, model te cilin ia kish adaptuar nje modeli perdesh salloni. Me uje te ngrohte dhe uthull hoqi eren e brendesise se qengjit.
Ne te njejten kohe te veshtire te pasdites Elfang Ikonomit iu rombolis ne bark liria e dhembjes - lotet! per ata njerez qe nga asgjeja duan te mbushin boten me dashuri. Ushtria njerezore me te semure te pasjellshem qe shohin vdekjen ne sy, femije plot shendet nga gezimi i lojes, politikane angullites, dashnore rebele qe i heqin njeri - tjetrit ne maje te dashurise ekskluzivitetin e gamosit, po sidomos ekskluzivitetin e syrit, mergimtare te falimentuar, kundershtare te palekundur sistematike ne paranoje, xhepista, bashkeshorte te skaduara qe duken si fotografi pashaporte, bashkeshorte erzlgnj qe pernate u kendojne pushket neper kulla, kushurirka krenare e te ndritshme, miq zemerdhenes, nostalgjiste, e te tjere kembethyer ne jete, te shkelur ne carkun e ngjarjes qe i linte njeheresh pa te shkuar dhe pa te ardhme - Asgjeja qe u prodhon dashuri! Miqesisht ose armiqesisht ushqenin ne ajer sisteme imunitare, si nevoje jetike per njeri - tjetrin, te kryeje secili mire rolin e vet ne mbijetesen e botes njerezore. Nga burgu i lirise se dhembjes nuk dilet kurre.
Kushuriri i vjeter Filip vazhdoi ta shihte, pak para darkes Elfangne, te lulezuar, me nje robdeshamber qe i vishte patjeter ne ngjyren e dashurise, mendafsh te kuq shafrani, teksa pergatiste tavolinen dhe ndante qelqet e qendisura me dore te pijeve.
Gruaja deshi t'i shtonte nje gje ekstra asaj darke, per kushuririn Filip, meqenese syri nuk te ngop. Doli te blinte per kushuririn qe nuk mund te plakej edhe shume, nje shishe vere greke Haxhimihali. Per te respektuar te drejten natyrore te ngrenies me sy.
Te gjitha marketet e lagjes qene te mbyllura. Ja, e pa shishen qe kerkonte pas nje vitrine. Kishte arritur ne krahun perendimor te shtepise se vet. Klubi MERZIA qe i vetmi i celur. Elfang Ikonomi lexoi emrin e klubit. MERZIA. Ankthi i tere jetes iu tret. Pse nuk kishte guxuar t'i afrohej. As t'ia hidhte vete syte. E kishte marre te mireqene ate qe e trembte nena per t'i dale perpara te keqes se veteneveritjes, se kushdo do ta pesonte prej leximit te emrit te klubit, iluzionit optik!
Shkembeu nje pershendetje nga thellesia e zemres me ate ze te prajtur ere qe kishte ngelur nga famozi Rudi Gurgai dhe shkaperxeu pragun pa friken e moskthimit, te blente veren me te shtrenjte Haxhimihali, ne klubin MERZIA per kushuririn Filip.