Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 07-01-2009, 08:11pm (GMT) Letersia STAFI RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Kerkoni:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
 » Luigj Gurakuqi
 » Lazër Stani
 » Lindita Arapi
 » Luljeta Lleshanaku
 » Lekë Matrënga
 » Leka Ndoja
 » Luan Starova
 » Lamë Kodra
 » Llemadeo Dukagjini
 » Lekë Gjoka
 » Lumnije Hoxha
 » Lindita Dragusha
 » Luljeta Danaj
 » Lluka Perone
 » Lazër Shantoja
 » Laureta Mema
 » Luigj Çekaj
 » Lindita Komani
 » Lazër Radi
 » Leonard Seiti
 » Lek Pervizi
 » Lasgush Poradeci
 » Liman Zogaj
 » Lindita Agolli
 » Liridon Miftari
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R-RR
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët L-LL » Luljeta Lleshanaku
 
PAK RIPARIM
E enjte, 10-01-2008, 02:37pm (GMT)

Ditë plazhi, e zakonshme, e gjitha materie.
Ngjeshur sa më shumë të jetë e mundur pranë ujit
(më shume se kaq, mund të ishte një akuzë!)
Gjunjë, kofshë, bërryle, shputa, gishta
supe, klavikula, damarë, gravura kockash, pore të dëmtuara nga brisku,
sqetulla si fiq vjeshtorë, kurthe krahërori, pulpa, celulit,
dhe barqe, si orë të ngecura.
Barqe fertilë, si orë tavoline,
barqe muskulozë, si orët e stacioneve hekurudhore,
barqe të butë, si orët me qostek
barqe konveksë, si orët e kurdisura në mbrëmje
barqet të operuar, abstraktë si orët diellore
barqe asimetrikë, si orët e marra dhuratë
barqe puritanë, si orët me shifra romake
barqe të përgjumur, si orët rezistente ndaj ujit
barqe epshorë, si orët me lavjerrës
dhe barqe bujarë, si ora a palexueshme e bukëpjekësit.
Të gjithë sa janë,
presin të ndodhë mrekullia
të hapet deti, për të dalë në bregun tjetër të arsyes,
arsyen trupore,
të renditur pa rregull, pa rrang shoqëror, pa kronologji, pa indekse alfabetikë,
piktura të mbështetura në mur
duke pritur radhën për restaurim.

I djersitur, i veshur deri në grykë,
me shputat që i përcëllojnë nga rëra
shfaqet i papërfillur, gazetashitësi zeshkan
-lajmi i ditës në dorë,
siç është e paadaptueshme fryma, mrekullia e momentit,
nga kryevepra tek kopja.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
TË HARRUARIT (10-01-2008)
NË VENDIN PA EMËR (10-01-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Luljeta Lleshanaku

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]