MËNYRË PËR T’U AFRUAR
E enjte, 10-01-2008, 02:38pm (GMT)
Kërkoj një mënyrë për t’u afruar diçka që s’e kam provuar kurrë më parë pa e ciflosur as edhe një grimë statujën prej kripe me fytyrë të kthyer mbrapa.
Nuk ka me premtime; unë nuk i besoj edhe aq shtëpisë së bukur me një re idilike mbi kokë.
Do të zgjedh të njëjtën rrugë nga ia mbatha një ditë duke ndjekur gjurmët e kthetrave të arinjve në trungjet e pemëve ku ata s’mundën të ngjiten.
Do të kthehem për të vazhduar një histori të lënë në mes si vetëtima në tokat e çara.
Thjesht, pa lënë kohë për arsyetim, si maska puthitet për fytyrë, apo dimri i afrohet tokës duke shtypur frikërat me bark.
|